Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze

Shko poshtë

Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze Empty Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze

Mesazh nga Nora Wed Jul 06, 2011 5:14 pm

Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze Laptopi-toshiba

Toshiba ka prezantuar laptopin e parë 3D në botë Qosmio F750, që nuk kërkon syze të posaçme për shikimin e filmave apo luajtjen e lojërave në 3D. Si model iQosmio T851/D8CR që Toshiba njoftoi në prill, edhe Qosmio F750 gjithashtu mund të garantojë edhe materiale në 2D dhe 3D pa syze në ekranin e tij 15.6 inç.

Teknologjia mbrapa 3D-së pa syze të Toshiba-s dërgon imazhe perspektivash të ndryshme individualisht si në syrin e majtë ashtu edhe në atë të djathtin për të krijuar efektin. Kjo kërkesë e shikimit direkt – uebkamera HD ndjek lëvizjet e syrit tuaj – nënkupton se nuk do të jeni në gjendje t’i shikoni filmat në laptop me miqtë tuaj, por të paktën mund të hiqni syzet, të cilat janë të sikletshme.

Qosmio F750 është projektuar për multimedia. Ky laptop ka një ekran HD (1920×1080 piksel), kartë grafike Nvidia GeForce GT 540M (deri në 2GB), disk të rishkrueshëm Blu-ray dhe bokse Harman Kardon. Laptopi vjen me një RAM 6GB dhe përdor procesor Intel Core i7.

Lançimi i këtij kompjuteri do të bëhet në muajin gusht 2011.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Toshiba prezanton laptopin 3D pa syze Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi