Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yllka Kuçi: Kurrë s’kam dhënë para në festivale

Shko poshtë

Yllka Kuçi: Kurrë s’kam dhënë para në festivale   Empty Yllka Kuçi: Kurrë s’kam dhënë para në festivale

Mesazh nga Nora Sat Jul 16, 2011 4:55 pm

Yllka Kuçi: Kurrë s’kam dhënë para në festivale   F.0716172826160_m

Këngëtarja e njohur kosovare e cila pothuajse në çdo festival që ka marrë pjesë është shpërblyer me çmime, ka thënë se ajo asnjëherë në jetën e saj nuk ka paguar për ndonjë çmim që e ka fituar.
“Kurrë në jetën time nuk kam dhënë para në festivale, përpos që e kam paguar kompozitorin i cili e ka punuar këngën”, ka thënë këngëtarja gjakovare në emisionin “Fehi’s show” që u transmetua mbrëmë në televizionin 21.

Duke folur për organizimin e festivaleve shqiptare dhe çmimet që blihen nga këngëtarët, Kuçi theksoi se këngëtarët mund të fitojnë çfarëdo çmimi, por çmimi më i madh për një këngëtarë është ai që fiton zemrat e publikut.

Këngëtarja e cila vlerësohet për zërin e saj, përpos që këndoi dy këngë live, bëri më dije se hitin e saj “Dhe te dua ty” e ka dhuratë nga i fejuari i saj, kompozitori Astrit Pallaska, këngë kjo me tekst të shkruar nga Jorgo Papingji.

Gjatë këtij emisioni ajo foli edhe për profesionin e saj dhe punën që e bën si psikologe, ndërkaq premtoi se gjatë këtij viti do të editoj një album me këngët e saja të deritashme si dhe një album tjetër me këngë të vjetra qytetare.

Në “Fehi’s show” këndoi edhe një djalosh i ri i ardhur nga diaspora, ndërsa muzika u shoqërua gjatë tërë emisionit nga “Zanzi Band”.

E ndërkohë, as në këtë emision nuk shpëtuan pa u komentuar nën llupen e prezantuesit Fehmi Feratit ngjarjet më interesante të javës si: konkluzionet e negociatave me Serbinë, tabelat e regjistrimit, temperaturat e larta në Kosovë, pushimet, ardhjen e mërgimtareve si dhe po ashtu komentet e titujve më interesant të shtypit tonë ditorë.

Ritransmetimi i emisionit “Fehi’s show” transmetohet çdo të martë në orën 13.00 në televizionin 21.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Yllka Kuçi: Kurrë s’kam dhënë para në festivale   Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Yllka Kuçi: Kurrë s’kam dhënë para në festivale   Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi