Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Life Style
Faqja 1 e 1
Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe
Reklamat e ndryshme me femra tërheqëse mund të jenë të njohura në mbarë botën, dhe një hulumtim i ri ka zbuluar se si tërhiqen meshkujt dhe femrat nga reklama të tilla.
Një studim ku meshkujt dhe femrat shikonin një reklamë me një femër tërheqëse ka shfaqur një zbulim interesant - me meshkujt që janë në fillim të interesuar për fytyrën tërheqëse të femrës se sa në fizikun e saj të tonifikuar.
Duke përdorur dy reklama me femra tërheqëse, hulumtuesit analizuan se ku sytë e femrave dhe meshkujve vendoseshin në "shikimin e parë".
Disa nga rezultatet nuk ishin aspak të habitshme - si meshkujt ashtu edhe femrat tërhiqeshin nga busti dhe këmbët e modeles përpara se të shihnin markën dhe informacionin e reklamës.
Dhe në një reklame të Reebok, ku një femër tërheqëse qëndron e veshur me një palë atlete, sytë e meshkujve drejtoheshin tek trupi i modeles dhe aspak tek këpucët e saj.
Analistët gjithashtu zbuluan se meshkujt kalojnë 40 për qind më shumë kohë se femrat duke parë fytyrën e modeles. Për meshkujt u zbulua se ata vinin re fytyrën e gruas përpara se t′i kushtonin rëndësi trupit të saj në të dy shembujt.
Në foton e realizuar nga një kompani për një fushatë, një grua seksi që pozon në një plazh, femrat në fillim shikonin bustin e saj dhe pastaj fytyrën.
Në një foto të tretë, ku shfaqej një makinë, analistët gjetën se meshkujt shikonin direkt në specifikimet e makinës, përpara se të shihnin vetë makinën dhe logon në këndin e poshtëm, ndërsa femrat në fillim tërhiqeshin nga makina, pastaj nga specifikimet dhe në fund logoja.
Nora- Co-Admin
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Registration date : 10/06/2008
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Life Style
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|