Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atlantis kthehet në Tokë

Shko poshtë

Atlantis kthehet në Tokë Empty Atlantis kthehet në Tokë

Mesazh nga D3M1 Thu Jul 21, 2011 12:33 pm

Atlantis kthehet në Tokë F.0721140823280_m
Anija kozmike Atlantis ka arritur në Tokë, duke shënuar fundin e programit amerikan të fluturimit në hapësirë pas tri dekadash.
Qindra njerëz janë tubuar në afërsi të pistës në Qendrën e Hapësirës në Kenedi, në kohën kur Atlantis dhe astronautët kanë ateruar. Misioni i saj final ishte rifurnizimi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Drejtuesi i Atlantisit, Kris Ferguson, u tha kontrollorëve tokësorë të NASA-s në Hjuston se “programi ka ndryshuar mënyrën se si e shohim botën dhe mënyrën se si e shohim universin tonë”.

“Mision i kompletuar, Hjuston. Pasi i shërbeu botës për më shumë se 30 vjet, anija kozmike ka fituar vendin e saj në histori dhe ka arritur në ndalesën e fundit", tha Ferguson.

Tash e tutje, raketat ruse Soyuz do të dërgojnë astronautë në hapësirë, derisa NASA të gjejë kompani private për të ndërtuar anije të ngjashme.

Disa kompani, përfshirë Boeing, janë duke zhvilluar anije kozmike, por asnjëra nuk pritet të jetë gati deri në vitin 2015.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Atlantis kthehet në Tokë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Atlantis kthehet në Tokë Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi