Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samsungu nxjerr tabletin e ri Galaxy Tab

Shko poshtë

Samsungu nxjerr tabletin e ri Galaxy Tab Empty Samsungu nxjerr tabletin e ri Galaxy Tab

Mesazh nga D3M1 Thu Jul 21, 2011 4:19 pm

Samsungu nxjerr tabletin e ri Galaxy Tab 136789490lajmetari136789490
Samsung Electronics Co i Koresë së Jugut lëshoi një version më të imët dhe më të lehtë të tabletit Galaxy në tregun e vet, për të hyrë në shitjet e mëdha të iPad-it të Apple Inc.

Galaxy Tab 10.1 inç është një version i përmirësuar i 7 inçit i prezantuar në tetor. Me një çmim prej $500 në tregun amerikan, njësoj si versioni 9.7 inç i iPad-it, përballet me konkurrencën e 100 pajisjeve, ku pjesa më e madhe e tyre operojnë me sistemin operativ Android.

Megjithatë, gjer tani, Apple dhe Samsung kanë mbizotëruar në tregun e tabletave, fillimisht të parë si pajisje zbavitjeje për konsumatorët, kanë kapur imagjinatën e bizneseve siç janë hotelet luksoze, linjat ajrore dhe planifikuesit e dasmave.

Produktet konkurrente përfshirë PlayBook-u Research In Motion dhe Xoom-i i Motorola-s kanë marrë kritika të mira, ndërsa TouchPad-i i HP-së është një hyrës i mëvonshëm dhe shitësi me pakicë Amazon.com ka shpalosur plane javën e kaluar për t’u bërë pjesë e tregut të mbipopulluar.

Të mërkurën, edhe Lenovo lançoi tre tabletë në të gjithë botën. Dell Inç ka zgjedhur lançimin e tabletit të ri 10 inç Android në Kinë këtë verë, duke anashkaluar Evropën dhe SHBA-në meqenëse Kina del si front beteje për tabletat.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Samsungu nxjerr tabletin e ri Galaxy Tab Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Samsungu nxjerr tabletin e ri Galaxy Tab Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi