Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhës

Shko poshtë

Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhës Empty Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhës

Mesazh nga Nora Thu Jul 21, 2011 5:01 pm

Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhës 21-eliza_2107111808_1


- Eliza Hoxha që nga i gjithë publiku shqiptar njihet si këngëtare, është edhe një fotografe shumë e zonja. Këto ditë ajo është zgjedhur kryetare e Këshillit të Galerisë së Arteve në Kosovë.
E kontaktuar nga ne. Eliza na shpjegoi me detaje rrugën e saj me fotografinë, që ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por është një periudhë goxha e gjatë e jetës së saj që Eliza është marrë me fotografinë. E pyetur si e ka nisur rrugën e fotografisë, këngëtarja e njohur u përgjigj: “ Për ata që me njohin më shumë nuk është një risi. Kam punuar në gazetën ‘Zëri’ nga 1993 deri ne 1999 si fotoreportere… po ashtu edhe në zyrën e fondacionit “Soros” në Kosovë midis 1998-2000…gjithashtu kam qenë nga 2000- 2002 koordinatore e projekteve për të rinjtë në Galerinë Kombëtare të Kosovës”. Më pas ajo vazhdoi, “Fotografia sot për mua është vetëm pasion dhe nuk e ushtroj rregullisht e as në ndonjë institucion…pavarësisht se kam qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive të fotografisë në Galerinë e Arteve të Kosovës, si ” Gjon Mili” “Salloni i nëntorit” dhe të tjera…po ashtu kam pasur një ekspozite personale në po të njëjtin institucion në vitin 2007. Bëhet fjalë për projektin multimedial “Për ata që s’janë” dedikuar personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”. Duke parë gjithë këtë rrugë artistike të Eliza Hoxhës kuptojmë se ajo, jo rastësisht qenka përzgjedhur si kryetare e Këshillit të Galerisë së Arteve në Kosovë, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë shumë suksese, transmeton “Koha Jonë”.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhës Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhës Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi