Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta: Fansat më kërkojnë të martohem me ta

Shko poshtë

Genta: Fansat më kërkojnë të martohem me ta Empty Genta: Fansat më kërkojnë të martohem me ta

Mesazh nga Nora Fri Jul 22, 2011 8:01 am

Genta: Fansat më kërkojnë të martohem me ta F.0722092813121_m

Genta Ismaili, e cila këto ditë ka realizuar këngën më të re “Guximi”, edhe pse preferohet nga shumë meshkuj, çuditërisht ka ende statusin “single”.
Gjatë një interviste për mediat shqiptare këngëtarja është shprehur se nga fansat e saj merr propozime të çuditshme, e sidomos nga meshkujt.

“Shumë fansa më kanë shprehur dashurinë, nuk di të them nëse ka qenë ‘dashuri-dashuri’ apo dashuri që lidhet me muzikën që unë bëj. Kam marrë propozime nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet në fakt, si p.sh., ‘Genta, do vdes nëse nuk do të takoj’, ‘Genta, do vdes nëse nuk do të jesh ti gruaja ime në të ardhmen’”, është shprehur këngëtarja.

Në fakt, gjysmë me shaka, ajo ka thënë se përmes këngës së saj më të fundit, “Guximi”, të realizuar në bashkëpunim me Dj Da Lool u bën “thirrje” djemve që t’i afrohen e të mos kenë ndrojtje prej saj, edhe pse është një personazh publik shumë i njohur.

“Shumë djem kanë guxim të më afrohen, por problemi është që ata djem që më pëlqejnë nuk e kanë guximin të më afrohen, pasi janë me komplekse e kushedi ç’mendojnë”, ka vijuar Genta.

Pavarësisht një zhgënjimi në dashuri, këngëtarja nuk i ka humbur shpresat se së shpejti do të gjejë personin e duhur.

“Sapo ta gjej, do të martohem dhe do lind fëmijë, shumë fëmijë. Do shihni një Gentë ndryshe, sepse unë jam shumë familjare”, ka thënë Genta.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Genta: Fansat më kërkojnë të martohem me ta Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Genta: Fansat më kërkojnë të martohem me ta Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi