Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Surprizat e Kaltrina Selimit

Shko poshtė

Surprizat e Kaltrina Selimit Empty Surprizat e Kaltrina Selimit

Mesazh nga Binna Wed Jul 27, 2011 12:31 pm

Surprizat e Kaltrina Selimit F.0713235726403_m



Ėshtė njė nga ato kėngėtare qė tė bėn pėr vete menjėherė jo vetėm prej pamjes engjėllore, por edhe pėr zėrin e veēantė dhe tė ėmbėl. Tash kur konkurrenca qaset tė shohė veten tė shndėrruar nė njė fushėbetejė tė ashpėr, gjithherė e mė e vėshtirė rreket pėrballja edhe pėr tė. Nė kėtė “kacafytje” vlerash artistike, Kaltrina, kėto ditė ka sjellė nė tregun muzikor videoklipin e kėngės “Hot”.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Ka kohė qė ka magjepsur publikun. Ajo bėnte pjesė nė grupin ‘Hana Band’, pas sukseseve tė njėpasnjėshme me kėngėt e saj tė kthyera tashmė nė hite ‘Ende tė dua’, ‘Problem shumė serioz’, ‘Paradox‘, ‘Sonte n'orėn 12:00’, etj., Kaltrina filloi karrierėn e saj si soliste. Mjafton tė kujtojmė klipet e kėngėve si ‘Mė ke humbur’, ‘Harromė’, ‘Hajt’, ‘Ti mė fal’, ‘Ditėlindja’ , etj, pėr tė sjellė nė kujtesė kėngėtaren, e cila nė ēdo klip sjell krahas tė tjerave edhe fabula mjaft interesante.

Surprizat e Kaltrina Selimit Kalt1
Kaltrina, na tregoni pak pėr fėmijėrinė tuaj, si ka kaluar ajo, e kishit menduar se njė ditė do tė ishit kaq e njohur?
Gjatė viteve kam ndryshuar, kam pasur faza qė kam qenė shumė e qetė dhe e kundėrta, kur kam qenė edhe problematike, mė e gjallė dhe e prirė pėr sherre, por gjithmonė shumė e lidhur me familjen dhe shumė e shoqėrueshme...Nuk e kam menduar qė ndonjėherė do arrijė kėtu ku jam sot, nuk e kam imagjinuar dot se do kėndoj, kam menduar se gjithė jetėn do ta dua muzikėn, porse kjo do mbetet vetėm njė ėndėrr e imja.

Ēfarė ka ndryshuar tek Kaltrina qė nga ajo kohė?
Pėrveē arritjeve nė karrierė, nuk ka ndryshuar asgjė.

Shpesh, kėngėtarėt bėhen tė famshėm me njė hit tė momentit dhe duket sikur i ndjek suksesi. Kaltrinėn, cila kėngė e bėri tė njohur?
Kjo ka ndodh dhe tek unė ose thėnė mė saktė, tek ne, sepse pikėrisht me kėngėn e parė qė e kemi realizuar me grupin ‘Hana’, jemi bėrė tė njohur. Dhe, kėtė kėngė, ende e pėlqej. Menjėherė pas editimit tė klipit, kemi startuar me mbrėmje tė njėpasnjėshme duke pasur. njėkohėsisht edhe suksese meritore.

Sapo keni publikuar kėngėn “Hot”, njė videoklip, qė ėshtė xhiruar nė bregdetin e Vlorės. Na flisni diēka pėr tė?
Kėto ditė kam edituar kėtė kėngė dhe mė gėzon fakti qė ka njė sukses shumė tė madh. Kėnga, mendoj, ėshtė shumė e qėlluar, ėshtė mjaft verore. Bashkėpunėtorėt e kėsaj kėnge janė Don Arbas, i cili ka komponuar dhe orkestruar kėngėn dhe Mc Beka, si tekstshkrues.

Surprizat e Kaltrina Selimit Kalt2
Pse pikėrisht e keni titulluar kėngėn “Hot”?
Titulli zakonisht i ėshtė vėnė pasi ka pėrfunduar komplet teksti dhe, duke e vlerėsuar qė kjo fjalė pėrbėn thelbin e tematikės, e titulluam, ‘Hot’.

Pas kėsaj kėnge, cila do tė jetė befasia e radhės e Kaltrinės?
Me tė vėrtet, do tė jetė njė befasi, pėr tė cilėn nuk parapėlqej tė flas, sepse dua qė tė mbetet surprizė pėr publikun

Karakterizoheni nga njė performancė dhe pamje e veēantė, ēfarė tė frymėzon pėr tė qenė e tillė?
Duke anashkaluar frymėzimin, jam Kaltrina, kjo qė jam, dhe, asnjėherė nuk kam tentuar tė dal nga vetja.

Te cilėsia ėshtė edhe sasia, kurse te sasia nuk ėshtė cilėsia. Duket se ju i kushtoni shumė rėndėsi cilėsisė, kurse sasia vjen vet?
I kushtoj shumė rėndėsi cilėsisė, prandaj ēdo kėngė qė e kam realizuar, iu kam pėrkushtuar maksimalisht. Kjo ėshtė edhe arsyeja, pse unė, nuk kam numėr tė madh tė kėngėve.

Tashmė keni krijuar stilin tuaj origjinal. A do t’i mbeteni besnik stilit dhe qėndrimit tuaj?
Kjo ėshtė primare qė tė mos largohem nga stili im, sepse, nėse bėj diēka tė tepėrt, nuk ndjehem rehat. Nuk mė pėlqen tė dal nga vetja, ēdo gjė qė e bėj, e mendoj mirė.

Kush fshihet pas sukseseve tė Kaltrinės (pra, flasim pėr bashkėpunėtorėt tuaj).
Kam njė rreth tė ngushtė tė bashkėpunėtorėve me tė cilėt punoj rregullisht pasi qė gjithmonė jam shumė e kėnaqur me punėn e tyre. Kompozitorė janė: Florent Boshnjaku, Virusi, Flori Mumajesi dhe Don Arbas, ndėrsa tekstrshkures: Mit’hat Sadiku, Beka, Arsim Bunjaku dhe Avni Qahili.

Surprizat e Kaltrina Selimit Kalt3

Mendoni se suksesi ėshtė fat apo dhunti?
Dhuntia ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė na dhuron Zoti dhe besoj qė e sjell edhe suksesin, porse ndonjėherė mund ta posedosh ndonjė dhunti, por po nuk pate fat, ėshtė e kotė.

Njė pyetje qė ėshtė bėrė gjithmonė por qė realisht vlen tė bėhet sėrish: ėshtė ky treg kaotik qė ushqen shijet e publikut, apo ėshtė publiku qė kėrkon tė ketė kėtė cilėsi qė i ofrohet?
Ėshtė e vėrtetė qė tregu muzikor nė vendin tonė pėr momentin ėshtė treg kaotik pėr arsye se janė pėrfshirė rryma tė ndryshme tė muzikės. Unė, mendoj se duhen tė rregullohen shumė gjėra qė tė vihen nė vendin e vet. Gjithashtu, mendoj se nuk ėshtė vetėm publiku fajtor qė kėrkon kėtė cilėsi muzikore. Njė pjesė tė fajit e kanė kėngėtarėt dhe disa krijues tė muzikės tė cilėt servojnė antivlera nė treg, kur dihet qė ne duhet tė stimulojmė dhe tė ndikojmė nė shijet e dėgjuesve duke u ofruar atyre muzikė sa mė cilėsore.

Si ėshtė klima mes kėngėtareve, kryesisht atyre femra. Ka bėrryla, dhe kėta bazohen mė shumė te talenti apo pamja e jashtme? Mua mė takon tė flasė mė pak pėr kėtė ēėshtje, mirėpo, pasi mė bėtė kėtė pyetje, mund tė them se, nė rrethin ku unė veproj, mbizotėron kryesisht njė atmosferė e mirė kolegjiale dhe miqėsore.

Ndryshe nga moshataret tuaja, punoni tash sa vite. A ju dhimbset ndonjėherė qė keni lėshuar njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė dhe tė adoleshencės dhe pėrnjėherė keni hyrė nė botėn e tė rriturve?
Njė pyetje shumė me vend qė mė riktheu nė rininė e hershme dhe mė bėri tė mendohem...!? Muzika mė ka privuar nga shumė gjėra, nuk kam mundur tė bėj me njė jetė siē bėjnė moshatarėt e mi nė adoleshencė, por nga vėshtrimi tjetėr, muzika, njėkohėsisht, mė ka sjellė shumė gjėra tė veēanta.

Surprizat e Kaltrina Selimit Kalt4
Cila ėshtė gjėja me e bukur me tė cilėn jeni pėrballur kėto ditė?
Janė komplimentet e shumta qė i marr pėr kėngėn dhe kripin.

Dimė qė Kaltrina ėshtė e fejuar, na trego pak pėr djalin qė ke nė krah, ēfarė profesioni ka ai?
E kam thėnė edhe nė intervista tė tjera qė i fejuari im ėshtė Dritoni, prej shumė vitesh jeton nė Londėr. Momentalisht menaxhon njė restaurant dhe ėshtė kontabilist i diplomuar.

Ēfarė ka tė veēantė ai djalė qė ėshtė me ty?
Pėrderisa ėshtė me mua, mendoj, qė ėshtė mė i veēanti nga meshkujt e tjerė. Vlerėsoj shumė gjėra tek ai, ndėr tė tjera respektin dhe kujdesin qė ka ndaj meje.

Po dasma juaj kur tė bėhet si do tė jetė?
Nuk e di, nuk kemi menduar pėr detajet.

Grindeni shpesh, dhe mund tė na tregosh pėr ēfarė jeni grindur herėn e fundit?
Zėnkat tona janė tė rralla, por edhe kur zihemi gjithmonė bėhet fjalė pėr imtėsia.

Njė karrierė artisteje, sa kohė tė lė pėr jetėn private?
Dihet qė ne artistėt kemi me pak kohė pėr jetė private, mirėpo unė maksimalisht i jap rėndėsi dhe i lė vetes hapėsirė pėr ta shijuar.

Stina e verės, do tė ėshtė njė periudhė pune apo relaksi pėr ju. Ēfarė planesh keni?
Tė dyja njėkohėsisht. Punė, por njė periudhė do ta shfrytėzoj edhe pėr relaks

Binna
Binna
PrincesS
Besa-Bess
PrincesSBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 936
Mosha : 27
Viti: : 21/11/1996
Vendbanimi: : Gjakova kuqee
Aktiviteti :
Surprizat e Kaltrina Selimit Left_bar_bleue80 / 10080 / 100Surprizat e Kaltrina Selimit Right_bar_bleue

Registration date : 23/05/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi