Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kina, vendi i beqarëve

Shko poshtë

Kina, vendi i beqarëve Empty Kina, vendi i beqarëve

Mesazh nga Nora Wed Sep 07, 2011 5:40 pm

Kina, vendi i beqarëve 07kina_0709111343_1


Shumë meshkuj dhe asnjë femër “e lirë”.

Fshatarët kinezë e kanë të vështirë të gjejnë një nuse dhe jo vetëm ata. Sipas një artikulli të publikuar nga ‘Guardian’, shumë meshkuj të Republikës Popullore të Kinës i pret një e ardhme si beqarë.

Më e rëndë shfaqet gjendja në fshatra sepse të lindësh një vajzë konsiderohet fatkeqësi në zonat rurale. Fëmijët janë krah pune dhe një vajzë jo vetëm që punon më pak, por do të vijë dita që do të largohet nga familja dhe shërbimet e saj do t’i shkojnë shtëpisë së burrit.

Në të kaluarën ka pasur shumë raste që foshnjet vajza vriteshin, ndërsa sot abortohen. Kjo është ilegale, por gjithsesi praktikohet në masë në fshatrat kineze.

Në Kinë lindin 100 femra për çdo 118 meshkuj, ndërsa raporti botëror është 100 femra për çdo 106 meshkuj. Profesori Li Shuzhuo, i institutit për studimet mbi popullsinë, thotë se në 20 vitet e ardhshme 30-50 milionë meshkuj kinezë do të mbeten përjetë beqarë.

Kjo gjë do të sjellë avantazhe për femrat, të cilat duke qenë të rralla do të kenë mundësi zgjedhjeje dhe emigrimi në qytete sepse meshkujt e fshatit nuk kanë shumë për të ofruar. Ata fitojnë rreth 40 euro në vit dhe nuk kanë shtëpi.

Ata do të mbeten vetëm, me shpresën se një ditë do të gjendet një nuse edhe për ta. Nuk ka rëndësi se me çfarë karakteristikash, e rëndësishme është të gjendet.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Kina, vendi i beqarëve Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kina, vendi i beqarëve Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi