Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia kėrkon naftė nė Jon

Shko poshtė

Greqia kėrkon naftė nė Jon Empty Greqia kėrkon naftė nė Jon

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Sun Sep 11, 2011 7:16 pm

Greqia kėrkon naftė nė Jon Shqiperi-greqinafta

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu ka paralajmėruar fillimin e kėrkimeve pėr naftė dhe gaz nė detin Egje dhe Jon.

Gjatė njė ceremonie tė organizuar nė Selanik nė kuadėr tė panairit ndėrkombėtar tė kėtij qyteti, Papandreu deklaroi se shumė shpejt do tė fillojnė kėrkimet nė det me qėllim pėrfitimin e pasurive natyrore pėr qytetarėt grekė, qė sic tha, meritojnė tė pėrfitojnė atė qė natyra i dha vendit tė tyre.

Papandreu njoftoi se tashmė mbetet vetėm fillimi i punės nė zonat nė tė cilat mendohet se janė naftė-mbajtėse. Fillimisht kėrkimet pritet tė nisin nė zonėn e quajtur Katakolos, nė jug-perėndim tė Peloponezit, pėr tė vazhduar mė pas nė Gjirin e Prevezės nė veri-perendim.

Kėrkime do tė kryhen edhe nė jug tė Kretės, ndėrsa nė fund tė shtatorit, parashikohet nisja e tyre nė zonėn ekskluzive ekonomike tė Qipros dhe Izraelit.

Fillimi i kėrkimeve nė Egje duket se ka vėnė pėrballė Turqinė me Izraelin nė njė situatė, qė sipas analistėve mund tė acarojė edhe mė tej marrėdhėniet mes dy vendeve.

Njė zonė ku mendohet se fshihen shtresa tė pasura naftė-mbajtėse, ėshtė edhe ajo nė veri tė ishullit tė Korfuzit deri nė Karaburun. Pra pikėrisht, pjesa qė qeveria shqiptare i fal Greqisė me paktin e detit.

Pak kohė mė parė, Top Channel kishte zbuluar se pikėrisht kjo zonė konsiderohet si “saraēineska e naftės” nė Jon. Ajo ndodhet nė njė distancė tė afėrt gjeografike me fushėn naftė-mbajtėse tė Marinzės dhe Ballshit nė vendin tonė dhe pllakat tektonike lejojnė nxjerrjen e naftės me kosto mė tė ulėt.

Mbi ekzistencėn e rezervave naftė–mbajtėse atje, qeveria shqiptare ka qenė e informuar prej sovjetikėve qė nė vitet 60-tė, por nxjerrja e kėtyre rezervave konsiderohej si tepėr e vėshtirė pėr shkak tė mungesės sė teknologjisė sė pėrshatshme nė thellėsi mbi 1000 metra qė ato ndodhen.

Nė zonėn e Jonit, rezerva e naftės llogaritet nė 4 miliardė fuci, por pak mė pak se gjysma e saj mund tė nxirret. Por edhe kjo sasi, nėse shfrytezohet do tė zgjidhe pėr shumė vite problemet ekonomike tė vendeve si Shqipėria dhe Greqia.

Burime tė mirėinformuara nga Ministria e Jashtme greke i thanė Top Channel se pala greke ka pėrgatitur kuadratet e zonave tė kėrkimit dhe i ka vėnė ato nė dispozicion tė kompanive tė interesuara. Mė favorite ėshtė njė kompani amerikane e cila ka shfaqur interesin e saj qė prej kohėsh edhe pranė qeverisė shqiptare.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Greqia kėrkon naftė nė Jon Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Greqia kėrkon naftė nė Jon Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi