Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja me thonje më të gjatë në botë (Video)

Shko poshtë

Gruaja me thonje më të gjatë në botë (Video) Empty Gruaja me thonje më të gjatë në botë (Video)

Mesazh nga Nora Fri Sep 16, 2011 3:35 pm

Gruaja me thonje më të gjatë në botë (Video) F.0915202308107_m

Christine Walton (45 vjeçare) nga Las Vegasi është regjistruar në librin e rekordeve Guinness si gruaja me thonjtë më të gjatë në botë, shkruan Huffington Post.
Christina nuk i ka prerë thonjtë që prej moshës 18 vjeçare, shkruan gazeta britanike Telegraph. Thonjtë e saj janë të gjatë gjithsej 6 metra. Në dorën e saj të majtë thonjtë mbërrin gjatësinë 3.1 metra, ndërsa gjatësia e thonjve në dorën e djathtë është 2.9 metra.

Christina mund të bëjë vetë grim dhe të kryejë punët e shtëpisë përkundër thonjve të gjatë. “E urrej të pastroj, por e bëjë rregullisht. Po ashtu bëjë grim dhe të gjitha punët tjera”, tha Christine, e cila është këngëtare profesioniste. Problemi më i madh për të është t’i nxjerrë monedhat prej xhepit. Për të shkruar SMS në telefon përdorë nyejt e gishtave.

Tash pasi ka thyer rekordin botërorë, Christina planifikon t’i pres thonjtë, por këtë do ta bëjë ngadalë për tu mësuar të jetojë pa ta.

Zyrtari i librit të rekordeve Guinness, Stuart Claxton, tha se thonjtë më të gjatë në botë janë “bukuri e rrallë”. Rekordin e mëhershëm e mbante Lee Redmond nga Salt Lake City e SHBA-ve, thonjtë e së cilës mbërrinin gjatësinë 8.5 metra. Mirëpo ajo i humbi thonjtë pasi pësoi një aksident trafiku më 2009.

Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Gruaja me thonje më të gjatë në botë (Video) Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Gruaja me thonje më të gjatë në botë (Video) Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi