Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E qeshura lehtëson dhembje

Shko poshtë

E qeshura lehtëson dhembje Empty E qeshura lehtëson dhembje

Mesazh nga Nora Wed Sep 21, 2011 11:04 am

E qeshura lehtëson dhembje Qeshja-550x360

Hulumtimi i Universitetit Oxford tregon se e qeshura e sinqertë nga zemra është ilaçi i vërtetë kundër dhembjes. Me ndihmën e një varg eksperimentesh shkencëtarët vërtetuan se mjaftojnë vetëm 15 minuta shikimi i një komedie me shoqëri pozitive që dhembja të zvogëlohet për 10%.

Qëllimi është që e qeshura të jetë “e vërtetë”, e jo e detyruar, sepse e qeshura e sinqertë stimulon tajitjen endorfineve (hormone), të cilat rrisin mundësinë për tolerim të dhembjes. Në këto hulumtime, shkencëtarët e kishin matur tolerancën e dhembjes së pjesëmarrësve që kishin shikuar komedi dhe pjesëmarrësve që kishin shikuar framë ose video tjetër edukative.

“Shumë pak kërkime janë bërë që të vërtetohet pse qeshim dhe çfarë roli luan e qeshura në përgjithësi. Gjatë hulumtimit ne zbuluam se njerëzit qeshnin gjatë 1/3 së kohës që kaluan duke shikuar show komik, kurse si rezultat i asaj ishte rritur toleranca e harresa tek dhembja e tyre”, tha profesori Robin Danbar, i cili kryesonte hulumtimin.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
E qeshura lehtëson dhembje Left_bar_bleue100 / 100100 / 100E qeshura lehtëson dhembje Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi