Shtyhet lansimi i Facebook Timeline
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Shtyhet lansimi i Facebook Timeline
Para lansimit zyrtar të funksionit të saj të ri, të quajtur
Facebook Timeline, një kompani me bazë në Chicago, SHBA, e quajtur
Timelines.com ka thënë se nëse rrjeti social e lanson këtë shërbim, me
këtë emër, atëherë kjo do ta dëmtojë biznesin e tyre në atë masë, sa që i
njëjti edhe mund të falimentojë.Tani, Timelines.com ka filluar edhe një procedurë gjyqësore kundër rrjetit më të madh social në botë, Facebook.com.
Mirëpo, gjykatësi amerikan Edmond Chang, i cili është duke u marrë
me këtë çështje nuk e ka ndaluar rrjetin social që ta zhvillojë këtë
funksion të ri, ndërsa i njëjti po u prezantohet zhvilluesve të
Facebook.
Deri më tani, më shumë se 11 milionë përdorues të Facebook janë
abonuar në shërbimin e ri, ndërsa për çdo ditë më shumë se 100 deri në
200 mijë përdorues të rinj regjistrohen në këtë shërbim të ri.
Timelines.com thotë se nëse Facebook fillon me këtë shërbim i cili e
mban emrin e biznesit të tyre, kjo do të nënkuptojë dalje nga biznesi
për ta, ndërsa lidhur me këtë ankesë gjykata ka vendosur që Facebook të
mos fillojë më shërbimin derisa palët të merren vesh plotësisht.
Kështu që, Facebook Timeline, shërbimi i cili pritej të fillojë në
fund të kësaj jave, do të jetë në pritje edhe për disa ditë, derisa
palët të takohen dhe t’i përcaktojnë pozicionet e tyre.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|