Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulet përcjellin mesazh

Shko poshtë

Lulet përcjellin mesazh Empty Lulet përcjellin mesazh

Mesazh nga ditush Wed Oct 12, 2011 12:00 pm

Lulet përcjellin mesazh F.1012013922389_m

Prej shekujsh lulet kanë qenë gjithmonë mesazh dashurie. Ngjyra, era, forma... Të gjitha kanë një "domethënie sentimentale". Në këtë test lulesh mund të njohësh veten tënde dhe një pjesë tjetër tënden.
Margarita: nevojë për të dashuruar
Ai: Në qoftë se të pëlqen t'i dhurosh Margarita vajzës që do, je me të vërtetë i ndjeshëm. Nëpër ëndrrat tuaja me të dashurën tënde, shëtit, nëpër kopshte të pafundme, i dehur nga era e barit dhe e luleve. Në raportin me një person kërkon mbi gjithçka ngrohtësinë dhe mirëkuptimin.
Ajo: Kur merr një tufë margaritash, të hapet zemra dhe mendon që ai që ta dërgon është një njeri me shpirt xhentil dhe romantik, siç je tij. Je një vajzë që jeton akoma me të vjetrën dhe beson akoma që virgjëria është dhurata më e mrekullueshme që mund t'i bësh burrit që do dhe që do ta duash për gjithë jetën.

Trëndafili: simboli i pasionit
Ai: Kur do t'i bësh homazhe një gruaje i dhuroni asaj gjithmonë trëndafila: Në qoftë se është kështu, atëherë janë dy: ose je dembel dhe zgjedh lulen më të njohur ose përndryshe je një tip plot pasione dhe kërkon të komunikosh edhe me anë të një dhurate të vogël "zjarrin" tënd.
Ajo: Të kuqtë, rozë, të verdha, apo të bardha. Mjafton që janë trëndafila. Në qoftë se kjo është e vetmja gjuhë që percepton, do të thotë që s'je një tip i ndjeshëm. .

Karafili: dhuratë pak komprometuese
Ai: Ajo të ka ftuar një darkë intime në shtëpinë e saj dhe t'i paraqitesh me një tufë karafilash. Në fakt, kjo lule elegante, tregon shumë pak për hamendjet e atij që e dhuron. Karafili është një lule komprometuese. Adhuron sendet me vlerë historike.
Ajo: Në qoftë se preferon si dhuratë një tufë karafilash, atëherë je një tip pak i qëndrueshëm dhe nuk të pëlqen të shfaqësh ndjenjat e tua. Të pëlqejnë njerëzit e qetë që nuk të japin përshtypjen se të duan. Në një farë mënyre je një vajzë pak e ftohtë.
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Lulet përcjellin mesazh Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lulet përcjellin mesazh Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi