Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë

Shko poshtë

Dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë Empty Dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë

Mesazh nga ditush Wed Oct 12, 2011 12:04 pm

Dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë F.1008173834385_m

Pavarësisht se shumica deklarohemi që për dhurata të rëndësishme nuk është me rëndësi çmimi, ka disa persona që nuk hezitojnë aspak të shpenzojnë shuma marramendëse parash në mënyrë që të fascinojnë të dashurit e tyre.
Në vazhdim mund të shihni 10 nga dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë, duke i renditur nga vendi i 10-të, të cilat pos që janë shumë të shtrenjta, janë edhe tepër të çuditshme.

Në vendin e 10-të është Tualeti i punuar me Swarovski i cili pati një kosto prej $75,000.

Në vendin e 9-të është përvoja e të ushqyerit në një tavolinë, vërtetë të veçantë, të cilën mund ta shini në foto, që pati një kosto prej $200,000.

Në vendin e 8-të është Parfumi Clive Christian Imperial Majesty me një kosto prej $215,000.

Vendin e 7-të i takon një tabele shahu nga Diamanti që u pagua hiq më pak se $409,347.

Në vendin e 6-të kemi një Mercedes Benz SL600 të mbuluar me Swarovski që ka kushtuar $1 milion.

Në vendin e 5-të kemi qaforen e bukur, Amour Amour , që është e punuar me gur diamanti dhe lidhet anash, për rehatinë e qafës së fatlumes që do ta bartë me lëkurë krokodili dhe kushtoi $1.8 milion.

Vendin e 4 – i takon një çante dore, e punuar nga diamantet që në fakt përmban 2 000 gurë diamanti dhe kushtoi $1.9 milion.

Vendi 3-të. Pantoflat më të shtrenjta ndonjëherë, Harry Winston Ruby, që u blenë $3 milion për t’ju bërë dhuratë një vajze.

Në vendin e 2-të- I mrekullueshmi, diamanti Tiffany që kushtoi $6 Milion.

Në vendin e parë – Shtëpia teatër, është si tip montazhe që mund të vendoset brenda shtëpisë. Sigurisht kërkon hapësirë dhe padyshim u vendos në vendin e parë me koston që kishte. Pra, kjo dhuratë e mahnitshme, kushtoi $6 milion.
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Dhuratat më të shtrenjta ndonjëherë Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi