Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēfarė (nuk) duhet tė hamė?

Shko poshtė

Ēfarė (nuk) duhet tė hamė? Empty Ēfarė (nuk) duhet tė hamė?

Mesazh nga Nora Fri Oct 28, 2011 11:00 am

Ēfarė (nuk) duhet tė hamė? 28tryeza_2810111152_1


Ēokollata tė bėn keq, ananasi djeg yndyrat, verėn nuk duhet ta fusim nė gojė... bindje tė gabuara qė na detyrojnė tė bėjmė sakrifica tė kota dhe budallallėqe pafund. Ja ēfarė ėshtė e vėrtetė, sipas ekspertėve.

Mishin e kuq jo, sepse ka shumė kolesterol dhe rrit rrezikun e zhvillimit tė tumoreve. Po ashtu as makaronat dhe as bukėn, sepse tė shėndoshin. Vera duhet eliminuar fare, sepse ka shumė kalori. Frutat duhen konsumuar me karar dhe jo shumė afėr vakteve. Ēdo ditė dėgjojmė gjėra tė reja pėr ushqimet qė konsumojnė. Pėrgjegjėse pėr kėtė janė mitet dhe bindjet e rreme qė ushqimi mbart me vete prej disa shekujsh. Me prova shkencore nė dorė ekspertėt u janė pėrgjigjur disa pyetjeve, nė mėnyrė qė secili prej nesh tė mbajė nėn kontroll ushqyerjen.



Ekzistojnė ushqime tė mira dhe tė kėqija



Jo. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Problemi nuk janė ushqimet por mėnyra e pėrdorimit tė tyre. Nuk keni pse tė hiqni dorė as nga vezėt, ēokollatat, yndyrat, vera dhe kafeja, por pėrdorini me kujdes dhe pa e tepruar. Vlerat e disa ushqimeve nė organizmin e njeriut janė vėrtetuar pėrmes studimeve shkencore. Vera e kuqe, pėr shembull, ėshtė e pasur me antioksidantė dhe mund tė zbusė efektet e njė diete tė yndyrshme. Ndoshta vera nuk futet tek eliksiret e jetėgjatėsisė por studimet shkencore tregojnė se njė gotė tė bėn mirė. Po ēokollata? Kohėt e fundit po tregon cilėsi tė pazbuluara mė parė. “Flavonoidet e kakaos janė tė afta tė ulin me ndonjė milimetėr tensionin e gjakut”, thotė njė ekspert. “Kush vuan nga hipertensioni ka njė justifikim pėr tė konsumuar njė sasi tė vogėl ēokollate tė zezė, ose me pėrmbajtje tė vogėl kakaoje”.



Yndyrat duhen eliminuar



E gabuar: pa yndyrat, pėr shembull, nuk arrijnė tė thithen disa proteina. Njė ushqim i ekuilibruar nuk mund tė bėjė pa kėto pėrbėrės, vetėm se gjithēka duhet zgjedhur me kujdes. Ekzistojnė disa vajra bimore pa veprim fiziologjik, si vaji i ullirit, qė kanė aftėsinė tė ulin kolesterolin LDL (kolesterolin e keq) dhe tė rrisin HDL (kolesterolin e mirė); apo acidi alfa-linolenik, i cili njihet ndryshe si “omega 3” dhe redukton trigliceridet nė gjak, duke ulur mundėsinė e sėmundjeve tė zemrės; “Dihet qė yndyrat nuk janė tė mira pėr organizmin, megjithatė ajo qė duhet t’i shqetėsojė njerėzit ėshtė djegia e tyre”, thotė njė studiues nga Instituti Kombėtar i Kėrkimeve pėr Ushqimin dhe Ushqyerjen. “Nėse do tė ishim nė gjendje tė digjnim tė gjithė yndyrat qė marrim, pėr shembull duke bėrė sport, mund ta mbushnim pjatėn plot me gjalpė. E keqja ėshtė se pjesa mė e madhe e njerėzve bėjnė jetė sedentare dhe nuk djeg aq kalori sa merr. Kėshtu njė pjesė e yndyrave nuk duhen konsumuar sepse depozitohen nė arterie dhe favorizojnė sėmundjet kardiovaskulare”, thekson eksperti.



Proteinat tė bėjnė keq

Kjo gjė varet. Mishi i kuq duhet konsumuar me karar, sepse ėshtė i pasur me kolesterol dhe shumė studime shkencore e kanė shoqėruar pėrdorimin e tij tė tepruar me zhvillimin e tumoreve, por bota e proteinave shkon pėrtej mishit. Sipas tė dhėnave tė fundit, ēdo njeri konsumon mesatarisht 10 gramė mish nė ditė. Pėr ekspertėt, kjo sasi ėshtė shumė, prandaj ideale do tė ishte tė mos e kalonit masėn e tri herėve nė javė.



Frutat pas vakteve



Tė fryjnė, tė thartohen nė stomak dhe tė shėndoshin. Ēfarė nuk ėshtė thėnė pėr kėtė pjesė, por gjithēka ėshtė e gabuar. Nė fakt ka shumė arsye qė dreka dhe darka duhen mbyllur me nga njė fryt. E para: aciditeti i tyre lehtėson thithjen e hekurit qė pėrmbajnė zarzavatet. E dyta: ndihmon ushqimin nė tretjen, duke e mbrojtur nga dėmet oksidative. E treta: janė tė pasura me fibra dhe ujė, e si pasojė lehtėsojnė transitin intestinal. E katėrta: shija e tyre e ėmbėl ose e thartė i jep sinjalin e mbarimit trurit. E pesta, shumė e rėndėsishme: si molla ashtu edhe dardha favorizojnė pastrimin e dhėmbėve. “Kur konsumohen fruta pas njė vakti tė pasur me sheqerna dhe fibra, frutat ndikojnė nė tretje. Nėse ndieni fryrje, apo dhembje stomaku, nuk ėshtė faji i frutave, por i ushqimit qė keni ngrėnė mė parė”.



Ushqimet e lehta tė ndihmojnė tė humbasėsh peshėn



Ēuditėrisht ėshtė mė e thjeshtė qė tė ndodhė e kundėrta: tė hash ushqime me depozitė tė ulėt kalorike ose yndyrash, ha mė shumė. Pėr fat tė keq nė nivel marketingu mekanizmi funksionon shumė mirė dhe vitrinat e supermarketeve janė tė mbushura me produkte dietike, pa sheqer, me 0,1% yndyra e kėshtu me radhė. “Nė tė vėrtetė pėr tė pėrgatitur ushqime tė lehta qė luajnė rol tė rėndėsishėm pėr firmat e ndryshme ushqimore, nėse njė pėrbėrės u hiqet nga njėra anė, u shtohet nga tjetra”, shpjegon specialisti. “Le tė marrim si shembull kosin, i cili ka njė pėrqindje tė vogėl yndyrash: pėr tė ruajtur shijen e tij, duhet tė mbushet me sheqerna”. Etiketa e tregon kėtė gjė, kjo ėshtė e vėrtetė, por janė tė paktė ata qė e lexojnė. Kėshtu me mendimin se po dobėsohen, shėndoshen. E njėjta gjė ndodh edhe me ushqimet integrale, buka, makaronat ēfarėdo qė tė jetė. “Nė kėtė rast kursimi i kalorive ėshtė vėrtet modest”, shton specialisti. Pėr ju qė nuk e dinit: biskotat dietike kanė mė shumė kalori se buka.



Pėr tė humbur peshė, duhet tė vuash



“Ky ėshtė budallallėku mė i madh qė kam dėgjuar. Nėse jeni nepsqar, nėse e privoni veten nga njė lugė ėmbėlsirė ose njė ēokollatė ėshtė aq keq, sa ju detyron t’i jepni fund dietės. Nė fakt duhet qė dieta t’i pėrshtatet pacientit dhe jo e kundėrta”, thekson specialisti. Mund tė dobėsoheni edhe thjesht, duke pirė nė mėngjes njė kafe, ose duke e zėvendėsuar njė vakt me akullore dhe njė frutė. E rėndėsishme ėshtė qė kaloritė dhe ushqimet tė jenė tė balancuara gjatė gjithė ditės.



Rrush, supė me perime, lakėr: dieta qė bėn mrekulli



Me ardhjen e stinės sė vjeshtės gjendet me bollėk edhe rrushi, ndėrkohė qė nė stinėn e dimrit mbizotėron lakra, ndėrsa nė pranverė supa me perime. Duke reduktuar nė mėnyrė drastike shumėllojshmėrinė e ushqimeve mund tė ēoni nė mungesa ushqimore tė kota dhe tė rrezikshme. Nuk do mend qė efekti do tė jetė i dukshėm: tė hash vetėm njė lloj ushqimi pėr njė javė mund tė rrėzosh nga pesha 4-5 kilogramė. Nė fakt nė kėtė rast humbasin lėngjet dhe jo yndyrat.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Ēfarė (nuk) duhet tė hamė? Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ēfarė (nuk) duhet tė hamė? Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi