Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse dimrit trashemi edhe pse hamė mė pak

Shko poshtė

Pse dimrit trashemi edhe pse hamė mė pak Empty Pse dimrit trashemi edhe pse hamė mė pak

Mesazh nga Nora Mon Oct 31, 2011 12:34 pm



Pse dimrit trashemi edhe pse hamė mė pak 31trashja-dimrit_3110110947_1


Nė muajt e ftohtė njerėzit janė mė pak tė lumtur sesa verės dhe pėr kėtė arsye marrin ushqim tė yndyrshėm dhe me kripė, i cili nė mėnyrė tė menjėhershme pėrmirėson disponimin, zbulon studimi.

“Njerėzit me kilogramė tė tepėrt e kanė nė fakt mė ftohtė, sesa tė dobėtit, sepse tepricat e peshės trupore e kanė indin e bardhė dhjamor i cili nuk ngroh. Vetėm pėr shkak tė yndyrave kafe ėshtė mė ngrohtė, ndėrsa ato i kanė vetėm fėmijėt. Yndyrat e bardha ruajnė energjinė, ndėrsa ato kafe shpenzojnė kaloritė pėr nxehtėsi”, pohon gastroenterologu Ahmed Ahmed nga spitali Bupa Cromwell.

Paraardhėsit tanė muajt e dimrit i kanė lidhur me urinė. Njė teori ėshtė qė jemi gjenetikisht tė programuar pėr rritjen e shtresave yndyrore nė vjeshtė pėr tė na ndihmuar pėr tė mbijetuar. Kjo ėshtė e ashtuquajtura hipotezė e gjenit kursimtar, ka shpjeguar ai.

Problemi ėshtė qė ne nuk duhet tė ruajmė mė yndyra, sepse kemi me bollėk ushqim nė dispozicion gjatė tėrė vitit. Kurrė nuk jemi tė uritur, prandaj nuk kemi as si t’i shpenzojmė rezervat e akumuluara. Gjenet tona janė pėrgjegjėse pėr ruajtjen e yndyrave, por kjo nuk do tė thotė qė ju nuk mund tė kontrolloni se ēka hani, thekson Ahmed.

Por unė jam gjithmonė i uritur...

Trupi ruan temperaturat edhe gjatė kohės sė dimrit, thekson endokrinologu, dr. Jeremy Tomlinson, nga Universiteti Birmingham.

Te shumica e gjitarėve rritja e melatoninės zvogėlon urinė. Kjo ėshtė strategji pėr luftėn me resurset e zvogėluara tė ushqimit. Por te disa lloje sistemi i njėjtė krijon efekt tė kundėrt, kėshtu qė kjo do mund tė shpjegonte urinė dhe shtimin nė peshė tek njerėzit, thekson dr. Perry Barrett nga Universiteti Aberdeen.

Melatonina, hormoni i cili nxitet nga errėsira dhe pėr shkak tė tė cilit ndihemi tė pėrgjumur, po ashtu mund tė ketė rol nė apetit. Nė pranverė dhe verė, niveli i melatoninės bie, por nė vjeshtė dhe nė dimėr niveli rritet, shton Barrett.

Pse atėherė e dėshirojmė aq shumė ushqimin?

Mė se shumti hamė nė pranverė dhe nė verė, ndėrsa nė vjeshtė hamė lloje tė ndryshme tė ushqimit. Nė pranverė dhe verė hamė ushqim tė pasur me karbohidrate, ndėrsa nė vjeshtė jemi tė prirė ndaj ushqimit tė yndyrshėm, thotė dr. Barrett. Ndėrsa kėtė sipas tė gjitha gjasave e bėjmė pėr t’u ndier mė tė gėzueshėm apo mė gazmorė.

Gjatė dimrit njerėzit janė mė pak tė lumtur dhe tė kėnaqur pėr shkak tė errėsirės dhe ftohtėsisė, dhe gjendja e tillė quhet monotoni, thekson psikologu Craig Jackson nga Universiteti Birmingham City. Pikėrisht pėr kėtė arsye kėrkojmė ushqimin e yndyrshėm i cili na ngrit disponimin pėr njė kohė tė shkurtėr. Hamė ushqim kalorik i cili ėshtė mė i yndyrshėm dhe ėmbėl se sa zakonisht.

Problemi ėshtė qė vaktet e tilla tė pasura me sheqer shkaktojnė rėnien e nivelit tė sheqerit nė gjak dhe pėr kėtė arsye keni nevojė pėr mė shumė energji, shton Jackson.

Nuk ha mė shumė se zakonisht, por trashem

Mungesa e vitaminės D, vitamina e diellit, ndikon nė peshėn tonė trupore nė dimėr, zbulon studimi. Trupi juaj ka nevojė pėr diell pėr sintezėn e vitaminės D, por nė dimėr ka mė pak diell, njerėzit mė pak dalin jashtė, dhe edhe kur dalin mbėshtillen me pallto, shall, kapela, kėshtu qė lėkura e tyre gati as qė i ekspozohet diellit, pohon pėr Daily Mail, dr. Stephanie Dillon, nga Universiteti Lancashire.

Duket qė mungesa e vitaminės D zvogėlon aftėsinė e trupit pėr tė pėrpunuar yndyrat dhe aktivizon ruajtjen apo akumulimin e tyre. Kaloritė qė i konsumoni ruhen nė indin yndyror, nė vend se tė pėrdoren si energji, shton ajo.

Mungesa e vitaminės D lidhet me trashjen. Prandaj rritni nivelin e saj duke konsumuar mė shumė peshk tė kaltėr dhe ekspozohuni nė diell tė paktėn 20 minuta nė ditė.

Nuk ėshtė faji im, por i televizorit!

Gjatė verės njerėzit kalojnė mė shumė kohė nė hapėsira tė hapura, ndėrsa muajt e dimrit janė tė rezervuar pėr tė qėndruar ulur dhe pėr tė ngrėnė para TV-sė. Mė sė miri ėshtė tė mbani ditar dhe tė shėnoni gjithēka qė hani. Pyesni veten a keni nevojė pėr aq kalori dhe a mundeni t’i shpenzoni. Dhe gjithsesi ushtroni, kėshillon Ahmed.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Pse dimrit trashemi edhe pse hamė mė pak Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Pse dimrit trashemi edhe pse hamė mė pak Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi