Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqare... por e lumtur

Shko poshtë

Beqare... por e lumtur Empty Beqare... por e lumtur

Mesazh nga ditush Mon Oct 31, 2011 9:55 pm

Beqare... por e lumtur F.1019003330548_m

Rregullat se si ta mbijetosh vetminë e madje ta shijosh atë
1 - Para së gjithash: harroni çdo rregull
Jeni ju vetë që hartoni rregullat, që vendosni se çfarë do të bëni (dhe çfarë nuk do të bëni), çfarë do të hani, kur do të ngriheni nga shtrati. Ndërgjegjësohuni se mund të bëni çfarë të doni, kur të doni.

2 - Mos kini frikë të përkëdhelni veten
Mos përtoni të bëni një vaskë të ngrohtë sapo mbërrini në shtëpi, të pini një aperitiv dhe thjesht të blini një tufë lulesh për kënaqësinë tuaj.

3 - Kujdesuni për miqtë
Merrni shoqet në telefon, ftojini ndonjëherë për darkë ose për të pirë ndonjë gjë dhe flisni me to se si e kaloni ditën. Mos rrini për shumë kohë vetëm (por kujdes: nuk duhet të dilni patjetër çdo mbrëmje, sepse duhet të mësoheni të mos keni frikë të qëndroni vetëm në darkë në shtëpi).

4 - Qëndroni të përgatitura
Merrni të gjitha e_mailat: që të mos ktheheni asnjëherë në një shtëpi "bosh": në një shtëpi ku nuk gjeni asgjë për të ngrënë dhe ku nuk mund të bëni asgjë. Përpiquni të mbani gjithmonë ndonjë gjë të mirë në frigorifer dhe ca videokaseta me filmat tuaj të preferuar.

5 - Dhe, në fund, mos i qani kurrë hallin vetes
Të jesh beqare është gjë e bukur; do të thotë liri absolute dhe pavarësi. Të jesh beqare është edhe shumë në modë.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/Beqare.jpg


Kur ndihesh e trishtuar

1 - Kur nuk je hiç në qejf dhe nëse ke kondicioner në shtëpi, ngrije temperaturën në maksimum. Përndryshe vër në prizë të gjitha ngrohëset, derisa mjedisi të arrijë temperaturën tropikale.

2 - Zhvish të gjitha rrobat me ngjyra të trishtuara, si e zeza, grija dhe kafja. Çlirohu nga getat bezdisëse dhe vish një fund të kuq, një këmishë të bardhë dhe shumë varëse etnike.

3 - Dëgjo muzikë amerikano-jugore, e cila do të të kujtojë diellin që shkëlqen, detin blu dhe rërën e nxehtë poshtë këmbëve të zbathura.

4 - Kërce e përkundu deri sa të të marrë uria.

5 - Pastaj ndriçoje kuzhinën me dhjetëra qirinj dhe përgatit gjellë pikante që ngrohë zemrën.
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Beqare... por e lumtur Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Beqare... por e lumtur Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi