Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Papandreu tërhiqet: S’ka referendum

2 posters

Shko poshtë

Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Empty Papandreu tërhiqet: S’ka referendum

Mesazh nga D3M1 Thu Nov 03, 2011 3:52 pm

Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Papandreu0311

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, bëri
një kthim 180 gradë në lidhje me vendimin për mbajtjen e një referendumi
popullor për miratimin e reformave të thella ekonomike dhe marrëveshjes
së arritur në samitin e Brukselit me liderët e BE-së, për nxjerrjen e
Greqisë nga kriza.


Në mbledhjen e
jashtëzakonshme të qeverisë, e mbajtur në orët e pasdites së enjte,
Papandreu e cilësoi idenë e mbajtjes së një referendumi popullor si një
taktikë për marrjen e mbështetjes së konservatorëve për qeveri uniteti.


Kryeministri grek hodhi poshtë gjithashtu edhe zërat për
një dorëheqje të mundshme të tij dhe rrëzimit të qeverisë, çka e çonte
vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme.

Papandreu kërkoi nisjen e bisedimeve me partinë konservatore, Demokracia e Re, e
udhëhequr nga Antoni Samaras. Demokracia e Re prej javësh kërkon
dorëheqjen e Papandreut. Tashmë pritet nisja e dialogut mes dy palëve
për gjetjen e një gjuhe të përbashkët në përballimin e krizës së rëndë
financiare që ka përfshirë vendin dhe shmangien e falimentit të vendit.


Siç duket, presioni i liderëve të Bashkimit Europian,
veçanërisht presidentit francez, Nikolas Sarkozy dhe kancelares
gjermane, Angela Merkel ndikuan në tërheqjen e Papandreut nga ideja e
mbajtjes së refrendumit.

Greqi, nis mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë
Orteku i reagimeve ka filluar me deklaraten e zëvendëskryeministrit
Evangjelos Venizellos, se pozicionohet kunder nje referendumi ne te
cilin do te vihej ne pikepyetje ekzistenca e Greqise ne Eurozone.
Deklarata e tij eshte mbeshtetur me pas nga shumica e ministrave te
kabinetit qeveritar, te cilet kane kerkuar qe qeveria te zbatoje
marreveshjen e samitit te BE dhe te mos hyje ne rrugen e peripecive te
tjera teper te rrezikshme.

Disa ore me vone edhe deputete te
tjere nga grupi parlamentar i socialisteve kane deklaruar se nuk i japin
votebesimin qeverise duke u shprehur hapur kunder referendumit. Ky fakt
con automatikisht ne humbjen e shumices se socialisteve perderisa
tashme numerojne me pak se 150 nga 300 vendet ne parlament, nese neser
zhvillohet votebesimi i qeverise.

Funksionare te larte te
PASOK-ut kane riperseritur sot kerkesen per krijimin e nje Qeverie te
Shpetimit Kombetar, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, ne
menyre qe vendi te shpetoje nga katastrofa.

Me heret shefja e
zyres politike te kryeministri Papandreu ka deklaruar se ai nuk do te
dorehiqet, por eshte fakt se prej disa oresh ai ndodhet pothuajse i
vetem, midis shume zjarresh dhe per me teper duke pasur kunder, shumicen
e ministrave te tij dhe deputeteve socialiste.

Nje grup
deputetesh socialiste kane propozuar pak me pare edhe krijimin e nje
qeverie te Shpetimit Kombetar me kryeminister ish-zevendespresidentin e
BQE-se, Lukas Papadhimos.

Nga ana e tyre konservatoret greke
kane deklaruar nepermjet kryetarit te tyre Andonis Samaras krijimin e
nje qeverie te Unitetit Kombetar dhe me pas zgjedhje parlamentare.

Zhvillimet e vrullshme politike ne vend jane ndoshta me te
rendesishmet, qe kane ndodhur ndonjehere ne historine greke te
pasluftes, perderisa behet fjale per krizen me te madhe politike ne
dekadat e fundit,e gershetuar kjo me kercenimin e falimentimit ekonomik
te vendit, nje nga skenaret me te tmerrshem per te ardhmen e Greqise.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Empty Re: Papandreu tërhiqet: S’ka referendum

Mesazh nga Zyma Thu Nov 03, 2011 5:04 pm

Greqi pot vjen fundi
Zyma
Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Papandreu tërhiqet: S’ka referendum  Right_bar_bleue

Registration date : 25/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi