Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ingrit Gjoni është shtatzënë

Shko poshtë

Ingrit Gjoni është shtatzënë Empty Ingrit Gjoni është shtatzënë

Mesazh nga Nora Thu Nov 10, 2011 1:52 pm

Ingrit Gjoni është shtatzënë Ingrid-gjoni-300x207

Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve pritet të bëhet nënë pas gjashtë muajsh. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga vetë Ingriti.
Ndërsa ka qenë e ftuar në programin e të djelës në Top Channel. Pyetjes së Albana Osmanit për vazhdimësinë e lidhjes së saj me Gentin, djaloshin simpatik me të cilin këngëtarja ka pesë vite që është në një relatë dashurie, Ingrit Gjoni i është përgjigjur duke thënë: “Për momentin kam një lajm më të mirë se sa fejesa apo martesa, pres të bëhem nënë”.
Ka qenë kjo përgjigjja e këngëtares Gjoni e cila aktualisht është në muajin e tretë të shtatzënisë. Ky lajm vjen për herë të parë i konfirmuar nga vetë këngëtarja bukuroshe pas një sërë thashethemesh të ngritura mbi një shtatzëni të mundshme të saj.
Një tjetër fakt që tërhoqi vëmendjen në puntatën e djeshme të ” E Diell” ishte edhe dukja e përsosur e këngëtares. Për të reja të fundit në lidhje me shtatzëninë e Ingritit do t’ju informojmë në vijim. Ndërkohë që, në fund të këtij shkrimi dëshirojmë të kujtojmë që përveç Ingritit, motra e saj Inis pritet të gëzojë familjen Gjoni me një vajzë.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Ingrit Gjoni është shtatzënë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ingrit Gjoni është shtatzënë Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi