Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ndikon ushqimi nė cilėsinė e gjumit tonė

Shko poshtė

Si ndikon ushqimi nė cilėsinė e gjumit tonė  Empty Si ndikon ushqimi nė cilėsinė e gjumit tonė

Mesazh nga Nora Thu Nov 10, 2011 2:07 pm

Si ndikon ushqimi nė cilėsinė e gjumit tonė  Ushqimi

Jam e sigurt qė shumė nga ne kanė kohė pa bėrė njė gjumė nate tė qetė dhe tė ėmbėl! Shumė raportojnė vėshtirėsi pėr ti zėnė gjumi, tė tjerė probleme zgjimi tė shpeshtė natėn dhe sė fundmi problemi i zakonshėm: zgjohem i/e lodhur.
Kėshtu e fillon shpjegimin e saj dietologia klinike tė lidhjes mes gjumit dhe ushqimit. Mosha mė e prekur nga kėto probleme duket tė jetė mosha e mesme por vihet re njė rritje edhe nė moshėn 17 – 30vjec. Kryesojnė gratė!

Gjumi ėshtė njė eksperiencė Mėndje – Trup
Pa dyshim qė nga ana fiziologjike gjumi ėshtė njė proces i komplikuar qė lidhet me shumė faktorė tė spektrit mėndje – trup. Kur ne jemi tė stresuar apo tė mėrzitur apo na ka pushtuar ankthi natyrisht qė nuk pretendojmė tė flemė si “qėngja” dhe as mund tė rregullojmė cilėsinė e gjumit pa rregulluar situatat qė pėrmėndėm. Nė krahun tjetėr, statusi ushqimor dhe ushqimi qė hamė ndikon nė cilėsinė e gjumit tonė.

Zakonet dhe oraret bėjnė diferencėn
Tė gjithė e kemi dėgjuar kėshillėn “mos konsumo vakt tė rėndė para gjumit”. Sado e thjeshtė qė dėgjohet kjo kėshillė ėshtė shumė e rėndėsishme por jo aq e lehtė pėr tu zbatuar. Shumė nga ne e kanė darkėn vaktin kryesor ose mė tė plotė tė ditės. Shumica e njerėzve qė punojnė me oraret e zakonshme deri nė mbasdite ushqehen pa orar dhe me ushqime te thata, tė shpejta dhe tė gatshme si tostet, sanduicėt, picat, makaronat etj. Ndėrsa pėr vakt tė ndėrmjetėm pėrdorim kafen! Zor se ushqehemi nė tė njėjtat orare ēdo ditė. Tė gjitha kėto zakone kuptohet qė nuk janė nė favor tė njė gjumi tė qetė natėn. Pasoja kryesore e parregullsisė sė vakteve gjatė ditės ėshtė ajo e humbjes sė kontrollit kur ulemi nė darkė pėr tė ngrėnė. Humbja e kontrollit konsiston nė tre aspekte:
1. nuk duam shumė t’ia dimė se ēfarė ushqimi kemi pėrpara mjafton tė fusim diēka nė stomak
2. nuk durojmė dot dhe hamė shumė shpejt duke mos i bluar aq mirė sa duhet ushqimet
3. duke ngrėnė shpejt nuk llogarisim dot sasinė e ushqimit qė hamė
Nė fakt studime shkencore kanė provuar se orari dhe zakonet nė ngrėnien e darkės pėrcaktojnė edhe oraret dhe zakonet e ngrėnies gjatė ditės.
Nganjėherė mendojmė se duke ngrėnė njė vakt tė plotė do tė na zėrė gjumi mė lehtė pasi trupi pas ushqimit bie nė njė gjėndje tė plogėsht. Kjo llogjikė mund tė duket e pranueshme por e vėrteta qėndron krejt ndryshe. Njė vakt i rėndė nuk i ngadalėson ritmet e trupit pėrkundrazi, vė nė lėvizje shumė procese biologjike si p.sh: rrit qarkullimin e gjakut nė zonėn e stomakut dhe zorrėve, aktivizon pankreasin tė prodhojė enzimat tretėse dhe kontrakton muskujt e stomakut qė tė bluajnė pėrmbajtjen ushqimore nė tė. Me pak fjalė, nga pikėpamja fiziologjike, njė vakt i rėndė nuk e relakson trupin tonė, por bėn tė kundėrtėn!
Cili do tė ishte vakti ideal pėrpara se tė flemė?
Vakti i plotė do tė ishte e preferueshme tė konsumohet 3 orė pėrpara se tė shkojmė pėr tė fjetur, psh:
Sallatė me zarzavate dhe peshk ton
Makarona me gjizė ose parmixhano
Oriz me zarzavate dhe gjoks pule
Sardele me 2 feta buke gruri
Cili do tė ishte mini-vakti ideal pėrpara se tė flemė?
Mini-vakti para gjumit do tė ishte mirė tė konsumohet 30min – 1orė pėrpara:
qumėsht me drithra, mjaltė dhe pak arra
qumėsht me 1 fetė bukė dhe pak recel
1 kupė syltjash ose hashure
Mos harroni: armiku kryesor i gjumit pėrsa i pėrket ushqimit dhe pijeve qė konsumojmė ėshtė kafeina dhe tė gjitha produktet qė e pėrmbajnė atė. Pra, nėse respektoni kėto kėshilla dhe konsumoni njė vakt si mė lart duke e mbyllur me njė kafe ose duke e shoqėruar me njė gotė tė tipit cola etj, mos prisni tė bėni njė gjumė tė ėmbėl. Edhe nėse e teproni me alkolin apo duhanin cilėsia e gjumit tuaj nuk do tė jetė mė e mira. Sė fundmi, mundohuni qė tė konsumoni 1,5L – 2,5L ujė nė ditė por sa mė larg orės sė gjumit tė natės pasi kjo mund tju shkaktojė zgjim natėn.


Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Si ndikon ushqimi nė cilėsinė e gjumit tonė  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Si ndikon ushqimi nė cilėsinė e gjumit tonė  Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi