Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekzistojne pese lloje te marteses

Shko poshtë

Ekzistojne pese lloje te marteses Empty Ekzistojne pese lloje te marteses

Mesazh nga Nora Thu Nov 17, 2011 9:22 am

Ekzistojne pese lloje te marteses Martesa-300x198

A ekziston sekreti i marteses se mire? Gjykuar sipas shkrimtares dhe gazetares se “New York Times”, Tara Parker, pergjigjja ne kete pyetje eshte pohuese.
Njujorkezja e cila eshte shkurorezuar para 17 vitesh, ka ndertuar nje shkence te tere rreth institucionit te quajtur martese, ku i kane ndihmuar edhe shume sociologe dhe psikologe.
Martesa tradicionale
Martesa tradicionale nenkupton qe burri siguron te ardhurat, e gruaja rri ne shtepi. Nese nje raport i ketille u pergjigjet bashkeshorteve, respektivisht nese qe te dy jane te lumtur me kete raport, atehere ne nje martese te ketille grindjet jane te rralla dhe mund te thuhet se ky lloj i marteses ka me se shumti gjasa per te mbijetuar.
Martesa e pershtatshme
Behet fjale per nje martese paksa me moderne. Partneret bashkeshortore nuk e kalojne tere kohen e lire se bashku, por ndjejne nje lidhshmeri midis tyre. Secili nga ta e ka punen e vet, por kur kthehen ne shtepi, kane pershtypjen se jane kthyer ne strofullin e tyre. Njeri-tjetrit i ofrojne perkrahje dhe dashuri, vleresohen midis veti dhe kuptojne se liria dhe sinqeriteti jane te domosdoshme per nje martese te mire.
Martesa ‘e ndare’
Ne kete lloj martese, ne fillim çdo gje duket ideale, por bashkeshortet jane teper egoiste per te mundur qe te pranojne te bejne kompromiset e domosdoshme, prandaj shume shpejt secili fillon qe te beje jete te ndare, perkunder asaj se nuk shkurorezohen. Grinden rralle, meqe kryesisht jane te preokupuar me veten e tyre.
Martesa si opere
Sikur edhe ne çdo opere tjeter, ketu zeri i forte eshte menyra dominuese e komunikimit. Por, opera zhvillohet dhe kryhet, kurse çiftet qe jetojne ne nje martese te ketille, pas çdo grindjeje te ashper, pajtohen ne shtrat. Ky eshte nje tregim ciklik. Ne nje moment, njeri prej bashkeshorteve arrin te kuptoje se as seksi me i mire nuk shpaguan grindjet e pafundme, prandaj braktise palen tjeter ne martese.
Martesa me ndjekes
Studimet qe kane zgjatur 30 vjet, tregojne se ne kete lloj martesash, ne rreth 80% te rasteve, rolin e ndjekesit e luan gruaja. Ajo deshiron qe te diskutohet per probleme te ndryshme, per ato te medhate dhe te voglat, per problemet e rendesishme dhe te parendesishme… Ne ate rast, mashkulli terhiqet, lexon gazetat, shikon TV-ne, meqe nuk deshiron grindje. Por, grate nuk ndalen. Kur meshkujt zemerohen, grate terhiqen ne vetvete.

Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Ekzistojne pese lloje te marteses Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ekzistojne pese lloje te marteses Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi