Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disponimi varet edhe nga parfumi

Shko poshtë

Disponimi varet edhe nga parfumi Empty Disponimi varet edhe nga parfumi

Mesazh nga Nora Sat Nov 19, 2011 9:12 am

Disponimi varet edhe nga parfumi 18parjpg_1811111256_1

Aromat e ndryshme mund të kenë efekte që zgjasin në disponimin dhe mirëqenien tuaj. Mësoni se cilat aroma ju konvenojnë më shumë.

Shqisa e të nuhaturit mund të risjellë kujtime dhe të krijojë të reja. Parfumi i vërtetë nuk rrit vetëm vetëbesimin e njerëzve, por ndryshon edhe disponimin në tërësi. Por, cilën aromë duhet ta përdorni në raste të ndryshme.



Kundër padisponimit: kur ndiheni të palumtur ose pak depresiv, përdorni parfumin me aromë të fortë të citrusit i cili menjëherë do t’jua rrisë moralin.



Për optimizëm: Disponimin tuaj do ta përmirësonte edhe më shumë aroma e bimëve fushore. Parfumi duhet të jetë i freskët dhe shumë subtil.



Kundër vetëpërmbajtjes: Spërkateni veten me parfum nga esenca e luleve verore. Kini kujdes, aroma nuk duhet të jetë e fortë.



Për joshje: Nëse jeni në disponim për të joshur pak, misku dhe vanilja do të ndihmojnë të rrisin disponimit e çdokujt që ju merr erë. Ato janë afrodiziakë të njohur dhe përmirësojnë libidon.



Kundër nervozes: Përdorni parfume siç janë aromat e ëmbla të livandës dhe kamomilit. Ato rinojnë shqisat dhe ju bëjnë më të qetë gjatë tërë ditës.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Disponimi varet edhe nga parfumi Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Disponimi varet edhe nga parfumi Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi