Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!

Shko poshtë

Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!  Empty Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!

Mesazh nga D3M1 Thu Dec 01, 2011 8:40 pm

Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!  F.1127230034402_210
Astronomi nga Zelanda e Re Rolf Olsen e incizoi fotografinë e
parë amatore të sistemit të dytë diellorë dhe atë nga oborri i shtëpisë
së tij.
Olseni e incizoi sistemin me ndihmën e teleskopit të
vogël prej 25 centimetrave. Sistemi të cilin e incizoi ndodhet rreth
yllit Beta Pictoris dhe është i vjetër rreth 12 milion vite. Ky sistem
është larg 50 milion vite yjor nga sistemi ynë.

Materiali që përbëhet nga disku protoplanetar rreth Beta Pictoris
edhe më herët ishte incizuar me teleskop të mëdhenj, por mendohej se nuk
mund të incizohet nga amatorët për shkak të dritës së madhe nga ylli.

Por, Olsenit kjo i shkoi për dore. Ai së pari bëri 50 fotografi të
Beta Pictoris dhe pastaj grumbulloi fotografitë e ngjashme të yllit
tjetër, Alpha Pictoris, i cili është i ngjashëm për nga ngjyra dhe
ndriçimi. Pastaj mënjanoi fotografinë e yllit tjetër me çka mënjanoi
shkëlqimin. Incizimin e papërpunuar në kompjuter e shkriu në fotografinë
origjinale të Beta Pictoris dhe morri rezultatin final, shkruan Daily
Mail.

“Rezultati është, besoj, incizimi i parë amator i sistemit të dytë
diellorë, disku protoplanetar rreth yllit Beta Pictoris. Duhet thënë se
është një ndjenjë e veçantë të zësh diçka të këtillë”, deklaroi Olsen.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi