Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

11 Gjërat që ju nuk nuk e dinit se Facebook mund t’i bënte

Shko poshtë

11 Gjërat që ju nuk nuk e dinit se Facebook mund t’i bënte Empty 11 Gjërat që ju nuk nuk e dinit se Facebook mund t’i bënte

Mesazh nga AnG3L-E Fri Dec 09, 2011 10:13 am

- Me shtrirjen e gjerë të rrjetit social Facebook, administratorët nuk janë ndalur të shtojnë opsione të tjera këtij siti, për ta bërë atë më te besueshëm dhe të përdorshëm. Me rritjen e numrit të opsioneve, 750 milion përdorues nuk janë në dijeni të ekzistencës së tyre. Vetëm pak minuta duke eksploruar mund të zbuloni shumë funksione të cilat do ta bënin përdorimin e Facebook-ut më të kënaqshëm për ta përdorur.



Ndrysho emrin dhe përshkrimin në postime

Nëse doni të postoni një link në faqen tuaj të Facebook-ut , por nuk iu pëlqen titulli apo përshkrimi , ju mund ta ndryshoni. Përpara se të shkoni tek butoni Share( Shpërndaj) , klikoni tek titulli dhe aty do të krijohet nje kuti editimi, ku mund të vendosni versionin tuaj te titullit. Më pas shtypni Enter për të ruajtur ndryshimet.

Posto një MP3

Nëse postoni një link që përfundon në fund me ‘mp3’ brenda një statusi, Facebook do të lejojë automatikisht që përdoruesit e tjerë të mund ta hapin këtë postim pa qënë nevoja të klikojnë në faqe tjetër. Foto profili

Në cdo foto në Facebook, ku keni emrin të tag-uar , ju mund ta bëni atë foton tuaj të profilit, vetëm duke klikuar në të majtë poshtë.

Krijoni një sondazh

Në kutinë ku mund të shkruhet një status, jo shumë e dukshme është një opsion ku mund të ngrihen pyetje . Duhet të shtojmë dy-tre përgjigje në mënyrë që të nxitet debati për ta kthyer në formën e një sondazhi.

Fto në një event dhe miqtë të cilët nuk kanë një adresë Facebook-u

Kur ne krijojmë në event në faqen e Facebook-ut kemi akses të ftojmë gjithë miqtë ekzistues, por jo vetëm kaq. Ne mund të njftojmë të tjerët dhe përmes email-it. Fatkeqësisht marrësit duhet të futen në Facebook për të parë eventin në fjalë.

Etiketo miqtë në postime dhe komente

Nëse në një status ju shkruani emrin e një mikut tuaj ne Facebook, automatikisht do të krijohet një link në faqen e mikut tuaj. Do të shfaqen disa alternative të emrit që po shkruani, por ju mund të përzgjidhni atë që kërkoni , duke fshirË alternativat e tjera.

Bashkëpunoni në një document

Brënda një faqe grupi, klikoni ne fillim të faqes tek Docs dhe më pas tek ospioni krijoni një Doc në krahun e djathtë ku mund të krijoni një dokument, ku secili pjesëtar i grupit të ketë akses editimi. Kur ju e ruani dokumentin ai do te shfaqt si një status me opsinin Edit( Ndrysho) sipër në të djathtë.
AnG3L-E
AnG3L-E
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 11525
Vendbanimi: : N`Zemer T`EDW-s
Aktiviteti :
11 Gjërat që ju nuk nuk e dinit se Facebook mund t’i bënte Left_bar_bleue100 / 100100 / 10011 Gjërat që ju nuk nuk e dinit se Facebook mund t’i bënte Right_bar_bleue

Registration date : 14/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi