Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shes djalin tim 6 vjeçar”, lajmërim shokues në Facebook

Shko poshtë

“Shes djalin tim 6 vjeçar”, lajmërim shokues në Facebook Empty “Shes djalin tim 6 vjeçar”, lajmërim shokues në Facebook

Mesazh nga D3M1 Tue Jan 03, 2012 10:01 pm

“Shes djalin tim 6 vjeçar”, lajmërim shokues në Facebook Facebook-logo
Një baba saudit, Saud bin Nasser al-Shihri, ka vënë në shitje djalin e
tij gjashtë vjeçar në “Facebook”. Sipas gazetës saudite “Al-Sharq” ai ka
shkruar në profilin e tij në Facebook “se kam vendosur të shes djalin
tim për ti dhënë një jetë dinjitoze nënës dhe motrave në këmbim të
varfërisë dhe dëshpërimit në të cilën jetojmë sot”.Ai pretendon se ka
përfunduar në një gjendje varfërie për shkak të një vendim gjykate që e
ka detyruar të mbyllë agjencinë në shërbim për avokatët në të cilën
punonte prej kohësh dhe tani e ka gjetur veten të papunë me nevojën për
ti kërkuar ushqim miqve për të jetuar.”Unë gjithashtu kam kërkuar ndihmë
për të gjetur një punë tjetër, në dritën e dekretit të fundit të
Mbretit Abdullah – ka shkruar ai – por më kanë thënë se e kam kaluar
moshën ligjore dhe se mund të ndihmohen vetëm ata që janë më pak se 35
vjeç”.Gazeta saudite thekson paradoksin e varfërisë se raste si ky mund
të gjenden dhe në një vend eksportues të naftës si Arabia Saudite: “22% e
banorëve të mbretërisë saudite kanë arritur nivelin e varfërisë, në
dritën e tre vjetëve dhe qeveria argumenton se ekziston një strategjie
globale për të luftuar varfërinë në vend”.Sipas Ministrisë së Punëve
Sociale saudite, ka tre milionë njerëz në Arabinë Saudite të cilët kanë
arritur nivelin e varfërisë, 600 mijë prej tyre marrin mbështetje
ekonomike nga shërbimet sociale.Për të sjellë këtë situatë në dritë,
gazetari saudit, Turad al-Asmari, ka realizuar kohët e fundit një
dokumentar të titulluar: “Paga ime është një mijë rijal”, i cili ofron
një pasqyrë të qartë të varfërisë në Arabinë Saudite. Dokumentari është
bazuar në ngjarjen e vërtetë të një djaloshi, të quajtur Ahmed, i cili
punon si roje private në një qendër tregtare në Geddah dhe fiton 1200
rijalë në muaj (320 dollarë). Me këto para ai ka për të ndihmuar
familjen e tij, e cila përbëhet nga 7 persona dhe punon 12 orë në ditë.
Dokumentari kritikon kushtet e jetesës të sauditëve të rinj dhe
denoncohet fakti se një punonjës publik nuk fiton më shumë se 1500 rijal
në muaj, në një vend ku çdo vit hyjnë 1500 miliard rijal.Lidhur me këtë
temë ka ndërhyrë kohët e fundit Princesha Basma Bint Saud Bin Abdelaziz
Al Saud, e cila ka kritikuar ashpër zyrtarët e qeverisë në Riad duke i
akuzuar ata se nuk zbatojnë drejt urdhrat e Mbretit Abdullah. Ajo
gjithashtu denoncoi dhe faktin se ka fshatra ku mungojnë uji dhe
energjia elektrike dhe ku njerëzit jetojnë në varfëri, ku pasuria e
vendit është ndarë në mes të vetëm 5% të popullsisë, ndërsa sipas
statistikave zyrtare 70% e njerëzve nuk kanë një shtëpi të vetën.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
“Shes djalin tim 6 vjeçar”, lajmërim shokues në Facebook Left_bar_bleue100 / 100100 / 100“Shes djalin tim 6 vjeçar”, lajmërim shokues në Facebook Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi