Twitter, një orë jashtë funksionit
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Twitter, një orë jashtë funksionit
Rrjeti social Twitter ka qenë jashtë funksionit për kohën më të
gjatë në tetë muajt e fundit, pasi që mikro-blogu i famshëm social ishte
pa shërbim për më shumë se një orë. Megjithatë, mungesa e
shërbimit ka ndodhur në një periudhë jo shumë të zhurmshme ditore, pasi
që ndërpreja ka ndodhur mes orës 01:00 të mesnatës, thuhet sipas faqes
Pingdom.com.
Hera e fundit kur Twitter ishte ndërprerë për një kohë të përafërt
ishte më 29 nëntor të vitit të kaluar, si dhe me 24 dhe 25 dhjetor,
pohon Pingdom.
Mirëpo, sipas të dhënave të Pingdom.com, Twitter ka gëzuar një
shkallë të mirë të shërbimit në secilin muaj, ndërsa në prill të këtij
viti ishte 100 për qind në shërbim për përdoruesit e saj.
“Kur Twitter ka dal jashtë funksionit, unë e kam kuptuar se sa shumë e
përdor këtë rrjet social” ka thënë përdoruesi Ronen Mendezitsky. “Nuk
po mbijetoj. Unë punoj me Twitter” ka thënë një tjetër përdorues i
rrjetit të dytë më të madh social në botë, Twitter.com
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|