Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërron jetë Neil Armstrong

Shko poshtë

Ndërron jetë Neil Armstrong  Empty Ndërron jetë Neil Armstrong

Mesazh nga D3M1 Sun Aug 26, 2012 1:50 pm

Ndërron jetë Neil Armstrong  F.0826005651616_m
Astronauti amerikan, Neil Armstrong, i cili ishte personi i parë që shkeli në hënë, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.Familja e tij ka njoftuar të shtunën se Armstrong vdiq si pasojë e komplikimeve nga procedurat kardiovaskulare – shkruan Los Angeles Times.

Neil Alden Armstrong lindi më 5 gusht 1930 në Wapakoneta, të Ohios.
Në vitin 1945, ai filloi të merrte leksione fluturimi, ndërsa në moshën
16-vjeçare mori lejen për pilot, ndërkohë që akoma nuk e kishte marrë
lejen e vozitjes.

Pas shkollës së mesme ai u regjistrua në një universitet të flotës
ushtarake detare dhe mori pjesë në Luftën e Koresë duke fituar tri
medalje nderi. Më pas ai vazhdoi shkollimin në inxhinierinë aeronautike
dhe diplomoi në vitin 1955.

Ai u bë hero në gjithë botën, duke qenë se ishte njeriu i parë që shkeli në hënë.

Kur bëri hapin e famshëm më 20 korrik të vitit 1969 në hënë, ai e tha
një fjali e cila është cituar në mbarë botën: “Ky është një hap i vogël
për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Ndërron jetë Neil Armstrong  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ndërron jetë Neil Armstrong  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi