Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdon reformimi institucional

Shko poshtė

Vazhdon reformimi institucional Empty Vazhdon reformimi institucional

Mesazh nga **GrAnD** Fri Nov 06, 2009 5:31 pm

Nė Ministrinė e Administratės Publike tė premten ėshtė mbajtur takimi i parė i Komitetit Drejtues tė projektit FRIDOM – ku ėshtė diskutuar pėr objektivat dhe planin e punės pėr periudhėn nėntor 2009-prill 2010, strategjinė e komunikimit tė FRIDOM-it dhe reformėn e Administratės Publike (RAP), si dhe mbėshtetjen pėr RAP-in.

Me kėtė rast, ministri i Administratės Publike, Arsim Bajrami ka falėnderuar Qeverinė britanike pėr angazhimin qė ka treguar nė ekspertizėn e funksionalitetit dhe riorganizimit tė Qeverisė, pėrmes ekspertėve, qė - sipas tij – “me shumė profesionalizėm po bėjnė rishikimin vertikal dhe horizontal”.

Bajrami ka theksuar faktin se ky projekt ka ardhur nė kohėn e duhur, pikėrisht kur Qeverisė sė Kosovės i ėshtė dashur ndihma nė kėtė drejtim, pėr tė arritur tri qėllime kryesore: krijimin e strukturave efikase, efektive dhe vendim marrėse, krijimin e njė administrate funksionale dhe racionale, nė harmoni me kapacitetet buxhetore, si dhe pretendimin pėr tė arritur praktikat e mira evropiane.

Modelet e shteteve tė pėrafėrta me realitetin e Kosovės – sipas tij - kanė shėrbyer edhe pėr tė filluar marrėdhėnie bashkėpunimi me kėto shtete, duke kėmbyer pėrvojat e ndėrsjella nė kėtė aspekt.

Ministri Bajrami ka shprehur mbėshtetjen e tij pėr tė zbatuar deri nė fund kėtė projekt, duke kėrkuar qė pėrveē vullnetit tė mirė, tė gjitha instancat tė angazhohen nė veprime konkrete pėr riorganizimin ministrive dhe reformimit tė tėrėsishėm institucional.

Shefi i DFID-it, Robert Watt ka shprehur kėnaqėsinė e tij qė ėshtė pjesė e kėtij Komiteti Drejtues. Duke pasur parasysh rishikimin e tėrėsishėm, planet zhvillimore strategjike, synimin drejt integrimeve evropiane etj., ai e ka konsideruar Projektin e rishikimit institucional kompleks dhe sfidues, duke premtuar mbėshtetjen e DFID-it nė projekte konkrete.

Ndėrkaq, Damian Duffy shkurtazi ka pėrmendur pikat kyēe tė angazhimeve tė FRIDOM-it, duke theksuar se do tė vazhdojnė tė mbėshtesin MAP-in nė procesin e reformimit tė administratės publike.

Pjesa tjetėr e kėtij takimi ka pėrfshirė pjesėn prezantuese nga drejtuesi i Projektit FRIDOM, Ugis Sics, lidhur me Raportin e Progresit tė Projektit, objektivat dhe aktivitetet e parashikuara pėr gjashtė muajt e ardhshėm, si dhe strategjinė e komunikimit pėr RAP-in. Ky prezantim ėshtė pasuar me diskutimet e tė pranishmėve, nė funksion tė temave tė trajtuara nė kėtė takim.

Komiteti Drejtues ėshtė formuar me njė vendim tė veēantė tė ministrit tė MAP-sė, Arsim Bajramit, nė pėrbėrje tė tė cilit do tė jetė sekretari i pėrhershėm i MAP-sė, pėrfaqėsuesi i DFID-it, pėrfaqėsues nga Zyra e Kryeministrit, pėrfaqėsues nga Projekti FRIDOM si dhe drejtori i Departamentit pėr Menaxhimin e Reformės sė Administratės Publike dhe Integrimeve Evropiane. /Telegrafi/
**GrAnD**
**GrAnD**
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 5817
Mosha : 34
Viti: : 23/07/1989
Vendbanimi: : pc
Aktiviteti :
Vazhdon reformimi institucional Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Vazhdon reformimi institucional Right_bar_bleue

Registration date : 02/06/2008

http://www.besa-bess.ch

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi