Hiqet pllaka e kryeministrit nga Akademia e Shkencave
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Kosove / Shqiperi
Faqja 1 e 1
Hiqet pllaka e kryeministrit nga Akademia e Shkencave
(BESA-BESS.CH) Agu i sė shtunės e ka gjetur ndėrtesėn e re tė
Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės pa pllakėn me shėnimin
Tempujt e dijes dhe tė shkencės janė rreze drite pėr kombin dhe
njerėzimin, me emrin dhe funksionin e kryeministrit Hashim Thaēi. E
njėjta ditė ka sjellė edhe ndėrrimin e pllakės ku ėshtė vėnė logoja e
kėtij institucioni tė lartė shkencor. Nė tė renė janė bėrė korrigjime
nė tekstin nė latinisht tė emrit tė plotė tė Akademisė, shkruan sot
Koha Ditore.
Kėto veprime janė marrė pas njė numri artikujsh qė
Koha Ditore tė enjten dhe tė premten ka publikuar, e qė lidheshin me
tė dyja pllakat.
Nė tė parin, gazeta ka informuar se nė njė fushė ngjyrė ari, emri i
kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė gravuar nė hyrje tė ndėrtesės sė re.
Brenda njė pllake, sipėr emrit, ndodhej edhe njė vlerėsim i tij pėr
rolin qė kanė institucionet, sikur qė ėshtė Akademia.
Kėsisoj, rasti bėhej unik nė vende ku ėshtė i vendosur regjimi
demokratik. Thėniet e politikanėve nuk shihen mė nė mure
institucionesh, praktikė kjo qė ishte nė modė gjatė regjimit
diktatorial.
Ndėrkaq, nė tė dytin gazeta ka treguar se pėr njė i qė nuk ėshtė vėnė
nė logon e Akademisė, fjala Artium ėshtė tkurrur nė Artum. Dhe,
kosovarėt edhe mund tė mos e vėrejnė dallimin midis kėtyre dy fjalėve
qė ndodhen nė logo tė institucionit mė tė lartė tė shkencės dhe tė
artit nė Kosovė, sepse ato janė latine. E para, nė logon e vendosur nė
godinėn e vjetėr tė Akademisė, kurse e dyta nė logon e vendosur nė
godinėn e re, tė porsainauguruar. Kjo e fundit ishte gabim, dhe i jep
Akademisė kuptimin e institucionit tė izoluar, tė mbyllur, a tė
kufizuar, apo edhe tė rrezikshėm ose qė ėshtė nė situatė kritike,
sepse tė tilla janė kuptimet e fjalės Artum.
Gazeta nuk ka mundur tė kontaktojė tė shtunėn pasdite as me zėdhėnėsin
e Qeverisė Memli Krasniqi, dhe as me zėdhėnėsen e Ministrisė sė
Administratės Publike, Majlinda Lulaj, pėr tė kuptuar se kush
saktėsisht ka marrė vendimin pėr largimin e pllakės sė kryeministrit
dhe pėr ndėrrimin e logos sė Akademisė.
Pėr pllakėn qė mbante mesazhin e kryeministrit Thaēi, kurrkush nuk
dinte urdhėrdhėnėsin pėr vendosjen e saj. Fillimisht ishte thėnė se
kėtė e kanė kėrkuar akademikėt, mirėpo kjo ėshtė demantuar nga kryetari
i tyre, Besim Bokshi.
Nė Al-Trade Construcion, kompani qė ka bėrė ndėrtimin e godinės sė
Akademisė, kanė treguar se janė urdhėruar nga Ministria e Administratės
Publike ta vėnin pllakėn. Nė kėtė ministri kanė pranuar se aspekti
teknik i pėrgatitjes sė pllakės ėshtė bėrė prej tyre, por kanė thėnė se
aty nuk ėshtė marrė vendimi.
As kryeministri Thaēi nuk ka qenė ai qė ka urdhėruar vėnien e pllakės.
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė tė mos ketė rrjedhur nga
Zyra e Kryeministrit iniciativa apo vendimi pėr vendosjen e saj.
Ndėrkaq, pėr gabimin nė logon e Akademisė, Ministria e Administratės
Publike kishte bėrė pėrgjegjėse kompaninė Al-Trade Construcion, duke
thėnė se kishte evidentuar gabimin dhe se i ishte kėrkuar kompanisė ta
korrigjonte logon. Mirėpo, nė kompani, edhe pse patėn pranuar se nė
listėn e vėrejtjeve ndodhet edhe logoja, ata patėn kėmbėngulur se
vėrejtja ishte e njė natyre tjetėr. Logoja duhej tė bėhej nė fushė
graniti dhe shkronjat e fjalėve qė pėrbėjnė emrin e plotė tė Akademisė
nė shqip e latinisht tė shkriheshin nė bronz. Prandaj, nuk kishte
kėrkesė pėr korrigjim.
Zyma- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Registration date : 25/06/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Kosove / Shqiperi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
|
|