AAK fajeson lideret per moslirimin e Hajradnit
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Kosove / Shqiperi
Faqja 1 e 1
AAK fajeson lideret per moslirimin e Hajradnit
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka fajėsuar tre liderėt kryesore tė vendit si pėrgjegjės pėr moslejimin e Ramush Haradinajt tė mbrohet nė liri.Ahmet Isufi, nėnkryetar i partisė, tha se as presidenti, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk e kanė bėrė njė shkresė tė vetme, e cila do ta mbėshteste garancinė qė EULEX-i ka dhėnė pėr lirimin e Haradinajt.Pas njė mbledhjeje tė Kėshillit Drejtues tė AAK-sė, ėshtė shprehur shqetėsim pėr refuzimin nga Gjykata e Hagės tė kėrkesė pėr mbrojtje nė liri tė kryetarit tė kėsaj partie.AAK pret qė rigjykimi i ish-kryeministrit tė Kosovės tė mbahet sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur dhe ai tė kthehet i pafajshėm pranė familjes.Po ashtu, Kėshilli Drejtues i AAK-sė ka lėshuar njė deklaratė ku vlerėson se Rezoluta e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė po hap njė etapė tė re tė bisedimeve me Serbinė prandaj AAK kėrkon qė agjenda e bisedimeve duhet paraprakisht tė debatohet dhe miratohet nė Kuvendin e Kosovės.Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės rikonfirmon qėndrimin e vet se Kosova assesi nuk duhet tė bisedojė me Serbinė rreth tre ēėshtjeve themelore statusi politik, tėrėsia territoriale dhe statusi i veēantė pėr serbėt e Kosovės.
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Kosove / Shqiperi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi