Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin
Studentët e xhiruan shoferin e autobusit i cili mizorisht shkeli në rrugë një dordolec prej bore dhe videon e publikuan në YouTube. Shoferi pas publikimit të videos u detyrua të jepte dorëheqje.
Në fakt ai dha dorëheqje pasi në video shihet duke vozitur në anën e gabuar të rrugës duke e “rrafshuar dordolecin për toke”. Incidentin e xhiruan studentët e konviktit Urban në Institutin e Illinoisit, të cilët kishin punuar dordolecin prej bore në mes të rrugës për të parë reagimin e shoferëve.
Në video shihet një automobil i cili me shkathtësi kalon “pengesën” në rrugë, ndërsa në anën tjetër vjen një autobus i cili e godet direkt dordolecin.
Në video dëgjohen edhe studentët që “vdesin” së qeshuri. Videoja është publikuar në internet më 4 dhjetor, ndërsa e kanë titulluar “Shoferi i çmendur vret brutalisht dordolecin”.
Pas publikimit të videos shoferit nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveç se të jepte dorëheqje
● E.D.W-M ●- Web-Master
Edward - Gjinija :
Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Registration date : 04/01/2010
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|