Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, vritet në grindje banale 51-vjecari

Shko poshtë

Shkodër, vritet në grindje banale 51-vjecari Empty Shkodër, vritet në grindje banale 51-vjecari

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Thu Dec 30, 2010 12:36 pm

Shkodër, vritet në grindje banale 51-vjecari Policiashkoder

Një 51-vjecar, banor i fshatit Trush të Shkodrës, është qëlluar për vdekje ditën e sotme, pas një grindjeje për motive banale.

Viktima është përplasur me fjalë me një person tjetër, autorin e krimit, shtetasin Fadil Mehmetaj, per të vendosur se kush duhej të kalonte i pari me makinë në urën e fshatit.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij për të hyrë në fshat, ndërsa një tjetër makinë ku ndodheshin tre persona brenda ka qenë duke dalë nga fshati dhe janë përballur në urën njëkalimshme.

Këtu ka nisur edhe sherri mes palëve, ku sipas dëshmitarëve në fillim janë përdorur fyerje e ofendime dhe më pas një nga tre personat që ndodhej në makinë ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Sahbah Ramadani, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas krimit, mjeti është larguar me shpejtësi dhe është gjetur pak më vonë i braktisur nga policia, e cila ka arrestuar pasdite autorin e krimit, që është dorëzuar kur është gjendur i rrethuar në shtëpinë e tij nga forcat e rendit.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Shkodër, vritet në grindje banale 51-vjecari Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shkodër, vritet në grindje banale 51-vjecari Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi