Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtyhet konfirmimi pėr rastin “Medicus”

Shko poshtė

Shtyhet konfirmimi pėr rastin “Medicus” Empty Shtyhet konfirmimi pėr rastin “Medicus”

Mesazh nga Gonna Sat Jan 22, 2011 11:22 am

Trupi gjykues i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, nė krye me gjyqtarin ndėrkombėtar tė EULEX-it, Viktor Paradal, ka shtyrė pėr 5 shkurt vendimin pėr konfirmimin apo jo tė aktakuzės ndaj shtatė tė dyshuarve tė rastit tė klinikės “Medicus”. Vendimi pėr shtyrjen e konfirmimit tė aktakuzės ndaj shtatė tė dyshuarve Lutfi Dervishi, djalit tė tij Arban Dervishi, Ilir Rrecaj, Sylejman Dulla, Islam Bytyqi, Sokol Hajdini si dhe Driton Jilta, ka dalė tė premten nga gjyqtari i rastit Viktor Paradal, pėr shkak tė numrit tė madh tė tė akuzuarve, si dhe pėr shkak tė kompleksit tė lėndės. Shtyrjen e konfirmimit tė aktakuzės pėr rastin “Medicus” e kanė konfirmuar zyrtarė tė EULEX-it. Zėdhėnėsi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka pohuar se gjykatėsi i rastit ka thėnė si i duhet kohė edhe 15 ditė pėr konfirmimin apo jo tė lėndės.

“Konfirmimi i aktakuzės pėr rastin “Medicus” ėshtė shtyrė pėr 15 ditė, pėr shkak se ka shumė tė akuzuar, ėshtė rasti i madh dhe ėshtė kompleks. Kėshtu qė mė 5 shkurt ėshtė data e fundit pėr konfirmimin apo jo tė aktakuzės”, ėshtė shprehur Krasniqi. Nė anėn tjetėr, avokatėt mbrojtėsit e tė akuzuarve tė rastit “Medicus” janė shprehur se nuk janė nė dijeni pėr shtyrjen e konfirmimit tė aktakuzės. Mbrojtėsi i Ilir Rrecajt, avokati Florin Vertopi, ka pohuar se ėshtė nė pritje tė vendimit pasi gjykata ende nuk ia ka dėrguar vendimin pėr shtyrje tė konfirmimit tė aktakuzės. “Ende e presim vendimin, ende nuk ėshtė vendosur. Nuk kam marrė vendim, kėshtu qė nuk mund tė jap asnjė deklaratė lidhur me kėtė”, ka pohuar Vertopi.
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Shtyhet konfirmimi pėr rastin “Medicus” Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shtyhet konfirmimi pėr rastin “Medicus” Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi