Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dënohet me varje një grua në Iran, akuza trafik droge

Shko poshtë

Dënohet me varje një grua në Iran, akuza trafik droge Empty Dënohet me varje një grua në Iran, akuza trafik droge

Mesazh nga Ditta Sat Jan 29, 2011 2:56 pm

Dënohet me varje një grua në Iran, akuza trafik droge Zahra-bahrami

Gruaja me pasaportë iraniane dhe holandeze, është arrestuar në dhjetor të vitit 2009 për trafik droge
Sahra Baharami, shtetase iraniane dhe hollandeze është varur sot në mëngjes në Iran, pasi akuzohej për trafik droge.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian, duke cituar
një deklaratë të autoriteteve iraniane. "Një trafikante droge e quajtur
Sahra Bahrami, e dënuar për posedim dhe tregti droge, është dënuar me
varje në orët e para të mëngjesit të sotëm ", shkruhet në komunikatën e
lëshuar . 5 Janarin e shkuar, Holanda kish kërkuar sqarime mbi gruan
duke shfaqur dhe shqetësime.

Sahra Bahrami, 46 vjeç u dënua me vdekje për trafik droge me 2 janar.
E arrestuar në dhjetor të vitit 2009 në Teheran, ndërkohë që merrte
pjesë në një manifestim kundër qeverisë, gruaja ishte nën hetim pasi
bënte pjesë në një grup të armatosur.

Vajza e gruas 46-vjeçare, frymëzoi një lëvizje për të drejtat e
njeriut, që kërkoi lirimin e të ndjerës Zahra Bahrami, duke theksuar se
faji i saj i vetëm ishte pamundësia për të duruar represionin e
autoriteteve të Teheranit.

Sipas autoriteteve, në momentin e arrestimit asaj iu gjetën në trup
450 gramë kokainë, të cilat i kishte futur në Iran në mbërritjen e saj
nga Holanda.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Dënohet me varje një grua në Iran, akuza trafik droge Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Dënohet me varje një grua në Iran, akuza trafik droge Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi