Televizor 3D me video chat
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Televizor 3D me video chat
New York, 13 shkurt - Infinia Full LED Slim 3D TV është risia më e re nga kuzhina e LG-së dhe ofron përvojën krejtësisht të re të shikimin të televizorit në 3D.
Ky televizor ka diagonale prej madje 55 inçësh dhe është i hollë vetëm 2,2 centimetra dhe ka kornizë rrethore minimale, që quhet ndryshe borderless.
Teknologjia Full HD e këtij televizori, modeli 55LX9500, përshtatet për madhësinë e caktuar të pamjes me dendësi adekuate të pixelëve, që paraqitja të jetë më besnike.
Megjithatë, specialiteti i vërtetë i këtij televizori është që LED diodat kompensojnë paraqitjen karakteristike më të errët dhe krijojnë harmoninë e ngjyrave të pamjeve tredimensionale në hapësirat më të ndritshme dhe më të errëta.
Kontrastin dinamik e ka 10.000.000:1, rezolucionin 1920 x 1080 Full HD, kurse sa i përket pranuesve digjitalë ka DVB-T/DVB-C MPEG-4 AVC (H.264). Ka katër hyrje HDMI, lidhje USB për shikim të filmave DivX, Wireless, LAN, DLNA, dhe madje edhe funksionin për video chat apo video biseda.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi