SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup
Shkup, 13 shkurt - Ambasada amerikane në Maqedoni ka bërë thirrje për qetësi pas incidentit që ndodhi në Kalanë e Shkupit.
Në komunikatë thuhet se ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut të qetë dhe konstruktiv.
Ndaj incidentit në Kala ka reaguar edhe zyra e Bashkimit Evropian, e cila kërkoi nga palët të ndërgjegjësohen dhe t’u lejojnë përfaqësuesve politikë legjitimë të zgjidhin çështjet e hapura.
“Në këtë moment, siguria e bashkëjetesës ndëretnike është shumë e rëndësishme. Lidhur me ndërtimet në Kalanë e Shkupit dhe me qëllim shmangien e incidenteve të ngjashme, projekte të tilla duhet së pari të vihen në debate publike”, thuhet në reagim.
Në njoftim thuhet se zyra e BE-së konsideron se dialogu politik duhet të jetë prioritet dhe jo mjet për tejkalimin e tensioneve.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|