Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samsung zyrtarizon tabletin Samsung Galaxy Tab 10.1

Shko poshtë

Samsung zyrtarizon tabletin Samsung Galaxy Tab 10.1  Empty Samsung zyrtarizon tabletin Samsung Galaxy Tab 10.1

Mesazh nga D3M1 Mon Feb 14, 2011 8:36 am

Samsung zyrtarizon tabletin Samsung Galaxy Tab 10.1  F.0214093454403_210

Samsung ka shtuar edhe një tablet Android në linjën e saj të tabletëve Galaxy Tab.
Samsung Galaxy Tab 10.1, do të ketë shumicën e performancave të cilat i kemi përshkruar edhe më herët, si versionin e fundit të sistemit operativ Android 3.0 Honeycomb, ekran të ndjeshëm në prekje me 10.1 inç dhe rezolucion me 1280 x 800 pikselë.

Tableti më i ri i Samsung gjithashtu posedon edhe procesorin dy-bërthamor me 1GHz, kamerën e përparme me 2MP, si dhe kamerën e pasme me 8 MP e cila përmban auto-fokus dhe LED ndriçues.

Samsung Galaxy Tab 10.1 ofron mundësinë e incizimit në Full HD me 1080p dhe 24 kënde për sekondë, si dhe mund ta kthejë videon Full HD prapa për 30 kënde për sekondë.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 10.1 përfshijnë edhe Bluetooth 2.1 + EDR, 802.11 a/b/g/n WiFi, xhiroskopin, akselerometrin, kompasin digjital si dhe sensorin e afërsisë.

Për më tepër ky tablet posedon edhe baterinë me 6860mAh, ndërsa sa i përket hapësirës së magazinimit, i njëjti vjen në dy versione, 16 dhe 32GB, mirëpo çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.

Thuhet se Samsung Galaxy Tab 10.1 do të vijë në tregun evropian gjatë muajit mars, ndërsa neve na intereson ta dimë se si ju duket tableti i ri i Samsung, dhe nëse ju vjen mundësia, a do ta blinit një të tillë. / Telegrafi /

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Samsung zyrtarizon tabletin Samsung Galaxy Tab 10.1  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Samsung zyrtarizon tabletin Samsung Galaxy Tab 10.1  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi