Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motrat Vjollca pushtojnë ekranet

Shko poshtë

Motrat Vjollca pushtojnë ekranet  Empty Motrat Vjollca pushtojnë ekranet

Mesazh nga Zyma Fri Feb 25, 2011 4:34 pm

Motrat Vjollca pushtojnë ekranet  Motra4
Duket ky është viti i motrave Vjollca në televizionin “Top Channel”.
Marina
dhe Luana Vjollca kanë kapërcyer formatet e tyre dhe tashmë i shohim jo
vetëm të dielave në spektaklin “E diell”, por edhe në prezantimin e
spektaklit më të madh muzikor në këtë televizion “Top Fest”.

Marina, nga prezantimi i emisionit “Procesi Sportiv” e pastaj
“Select”, mbërriti në studion e “Së Dielës”, së bashku me motrën e saj,
Luanën, në prezantimin e rubrikës “Fqinj të mirë”.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e 14 shkurtit, kur edhe nisi
startin edicioni i tetë i “Top Fest”, dy motrat simpatike u shfaqën si
prezantuese të tij.

Pyetja është, po Albana?! Realisht ka qenë befasuese mungesa e saj,
ndërsa vitet e fundit ishte ajo që bënte prezantimin e këtij festivali.

Që Albana Osmani ta ketë lënë vetë “Top Festin”, nuk e besojmë, pasi
ky prezantim ishte një nga të preferuarit e saj, shkruan revista
shqiptare Mapo. Aq më tepër, që Albana pas prezantimit të Albania Got
Talent ka vetëm një rol periferik në spektaklin “E diel”.

Nuk dihet se si është e vërteta e kësaj pune, por ajo që është e
dukshme për këtë televizion, duket se më të pëlqyerat e momentit janë
motrat Vjollca.
Zyma
Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Motrat Vjollca pushtojnë ekranet  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Motrat Vjollca pushtojnë ekranet  Right_bar_bleue

Registration date : 25/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi