Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aziz Kelmendi: Lashë Emmyn se zura të dashur të re

Shko poshtë

Aziz Kelmendi: Lashë Emmyn se zura të dashur të re  Empty Aziz Kelmendi: Lashë Emmyn se zura të dashur të re

Mesazh nga T-o-S-i Thu Mar 03, 2011 6:03 pm

Aziz Kelmendi: Lashë Emmyn se zura të dashur të re  F.0303140132194_m
Biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për vrasje të qëllimshme të këngëtares nga Shqipëria Emmy, rrëfeu të mërkurën në gjykatën e Tiranës konfliktin me ish-të dashurën e tij.

Sipas Gazetës Shqiptare, biznesmeni, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale. Të njëjtin qëndrim e mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. Për prokurorinë, ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por biznesmeni e ka goditur qëllimisht 21-vjeçaren për ta vrarë.

“Me Emmyn kam pasur një lidhje dy vjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal ‘Venue’, ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t'i lënë një porosi. Me vete kisha të dashurën tjetër. Jam larguar pasi doja të evitoja sherrin mes Emmyit dhe të dashurës sime, kam dalë tek parkingu dhe kam hipur në makinë. Aty ka mbërritur Emmy dhe ka nisur të debatojë. Për të evituar zënkat, kam mbyllur xhamin e makinës dhe jam larguar. Nuk e kam vënë re që këngëtarja ishte kapur te makina dhe është përplasur", ka theksuar biznesmeni.

Pasi dëgjoi pretendimet e të dyjave palëve, gjykata vendosi të lërë në burg biznesmenin Kelmendi, të paktën deri në një vendim të dytë nga Apeli.
T-o-S-i
T-o-S-i
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 17159
Mosha : 34
Viti: : 02/01/1990
Aktiviteti :
Aziz Kelmendi: Lashë Emmyn se zura të dashur të re  Left_bar_bleue90 / 10090 / 100Aziz Kelmendi: Lashë Emmyn se zura të dashur të re  Right_bar_bleue

Registration date : 17/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi