Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”

Shko poshtë

“2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”  Empty “2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”

Mesazh nga D3M1 Fri Mar 11, 2011 10:22 am

“2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”  F.0311110122559_m
Besnik Canolli, i cili njihet në publik me nofkën “2po2”, ka zbuluar për Telegrafi.com se ai tashmë është në përfundim të albumit të tij të parë solo, i cili do të titullohet “Authentic”.

Gjatë karrierës së tij 16-vjeçare, Besniku ka realizuar tre albume me këngë të reja me grupin e tij “2po2” dhe dy CD me përmbledhje të hiteve të kompanisë së tij “2 High Records”. Por, “Authentic”, është i pari i tij solo.

“E gjithë vëmendja ime është e përqendruar që albumi ‘Authentic’ të jetë sa më i suksesshëm për fansat e mi”, ka thënë reperi për Telegrafi.

“Kam preferuar që nga fundi i vitit 2010 t’i anuloj të gjitha ofertat për koncerte apo turne të mundshme pikërisht për të punuar me seriozitet rreth albumit, duke zgjedhur një nga studiot më profesionale në Francë për të regjistruar këngët e mija që do të jenë hiç më pak se 15 të reja”, ka pohuar më tej Besniku.

2po2 së fundi ka bërë bujë me një mori hitesh dhe bashkëpunimesh, si ‘Shopping’ - një bashkëpunim me Capital T, ‘Shumë nalt’ me Dafina Zeqirin, pastaj ‘Crazy girl’ me Flori Mumajesin dhe së fundmi edhe ‘Vibe’ në bashkëpunim me Altuna Sejdiun dhe Dafina Zeqirin, një video e cila në YouTube ka pasur mbi 4 milionë klikime. /Telegrafi/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
“2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100“2po2” sjell albumin e parë solo, “Authentic”  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi