Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion

Shko poshtë

Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion Empty Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion

Mesazh nga D3M1 Mon Mar 14, 2011 12:10 pm

Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion F.0314111209202_m
Këngëtarja nga Shqipëria, Aurela Gaçe, ka lansuar videoklipin e këngës “Feel The Passion”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Videoklipi është xhiruar në Dhërmi, në Gjirokastër, në Ksamil dhe në Shkodër, ku përmes këtij klipi këngëtarja ka dashur t’i tregojë bukuritë e vendit ku ajo është rritur.

“Unë jam shqiptare dhe vij nga një vend që është Shqipëria dhe jam munduar që përveç audios, që e kryem në Los Angeles, jemi munduar së bashku me kompaninë ‘Ministria e Komunikimit’ dhe regjisorin Albert Malltezi, të nxjerrim bukuritë natyrore të Shqipërisë. Unë jam kjo që jam dhe kam këtë pasion për muzikën dhe këtë vend, sepse jam rritur në këtë vend, jam e rrethuar nga këto bukuri”, ka thënë Aurela në një intervistë për mediat shqiptare .

“Paraqitja është dinjitoze, është menduar që të paraqitemi me të gjitha kriteret, siç paraqitet çdo qytet evropian. Ndoshta ne nuk kemi shumë para si Rusia, etj., por dua të theksoj se paraqitja po bëhet shumë serioze. Ndërkohë, TVSH po mundohet që unë të shkoj ta promovoj këngën në Holandë, Azerbajxhan, ndoshta në Rusi, Turqi, po i bën të gjitha përpjekjet që unë të shkoj të promovoj këngën në vendet ku jemi në grupin e përbashkët”, ka përfunduar Aurela. /Telegrafi/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi