Treni godet për vdekje një kalimtar
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kronika e Zeze
Faqja 1 e 1
Treni godet për vdekje një kalimtar
Ferizaj, 16 mars – Ecja nëpër binarë në fshatin Bablak të Ferizajt ka qenë fatale për një kalimtar tash për tash të paidentifikuar. Siç bëri të ditur zëdhënësi rajonal i PK-së në Ferizaj, Agim Gashi, këmbësori ka qenë duke qarkulluar nëpër binarë hekurudhor rreth orës 21 e 30 minuta, në kilometrin e parë nga stacioni i trenit në Bablak është goditur nga treni që qarkullonte në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Treni kishte ndaluar pas disa minutave, por kjo qe e pamjaftueshme për të shpëtuar kalimtarin. Vdekjen e këmbësorit e ka konfirmuar në vend të ngjarjes mjeku kujdestar i Shërbimit të emergjencës të Spitalit në Ferizaj.
Në këtë fshat hekurudha vazhdon të jetë rrezik i përhershëm pasi që në mbikalimin e saj nuk janë të vendosur asnjë lloj mburojash. Mirëpo as banorët lokalë nuk dinin asgjë për identitetin e viktimës, por dyshohej të ishte ndonjë prej endacakëve lypsarë.
Me urdhrin e prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, makinisti i trenit ishte liruar për në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kronika e Zeze
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi