Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së paku 10 të vdekur në aksidentin zinxhiror në Gjermani (Video)

Shko poshtë

Së paku 10 të vdekur në aksidentin zinxhiror në Gjermani (Video) Empty Së paku 10 të vdekur në aksidentin zinxhiror në Gjermani (Video)

Mesazh nga D3M1 Sat Apr 09, 2011 6:56 am

Së paku 10 të vdekur në aksidentin zinxhiror në Gjermani (Video) 08-zinxhiri4
Berlin, 8 prill – Të paktën 10 persona kanë vdekur, kurse rreth 100 të tjerë janë plagosur rëndë e lehtë në aksidentin zinxhiror që ka ndodhur sot në autostradën A19 afër qytetit Rostock, njoftojnë mediet gjermane. Ekipet e shpëtimtarëve janë duke punuar ende në nxjerrjen e shoferëve dhe udhëtarëve që diku-diku kanë mbetur të ngujuar mes copave të metalit të automjeteve.

Supozohet se shkak i aksidentit ka qenë një stuhi rëre, e cila ka pakësuar shikueshmërinë në rrugë, gjë që ka rezultuar me përplasje zinxhirore, me ç’rast shumë automjete janë djegur. Djegia supozohet të jetë shkaktuar nga derdhja e një materiali të ndjeshëm ndaj zjarrit që e transportonte një nga kamionët e aksidentuar.

Në kahun për në Rostock policia ka evidencuar 17 automjete të djegura, kurse në atë për në Berlin 23 automjete, raportojnë mediet elektronike.

“Një katastrofë të tillë ende nuk e ka parë, gjithçka duket sikur një fushë me ngjyra”, tha për edicionin on-line të gazetës Bild komisari i Policisë Ivon Burand.

Agjencia AFP ka transmetuar se në këtë aksident janë përfshirë rreth 40 automjete.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Së paku 10 të vdekur në aksidentin zinxhiror në Gjermani (Video) Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Së paku 10 të vdekur në aksidentin zinxhiror në Gjermani (Video) Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi