Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta e angazhuar rreth muzikës

Shko poshtë

Genta e angazhuar rreth muzikës Empty Genta e angazhuar rreth muzikës

Mesazh nga ditush Wed Apr 13, 2011 12:11 pm

Genta e angazhuar rreth muzikës F.0413113654861_m

Ka më shumë se dy muaj që angazhimet e saj të përditshme çojnë drejt studios muzikore, aty ku po përgatit hiç më pak se pesë këngë të reja për sezonin e verës.
Genta Ismajli ka zbuluar se ajo do ta hapë sezonin e verës me një rok baladë, ndërsa do të pasojnë katër këngë ritmike.

“Këto ditë jam shumë e angazhuar dhe gjithashtu me stres. Kemi shumë angazhime, dhe jo vetëm unë por i tërë stafi, të cilët po mundohen të krijojnë diçka të re dhe të mirë për mua. Bëhet fjalë për pesë këngë të reja, të cilat do t’i fus në një CD me disa nga këngët, ‘hitet’ e mia të dëgjuara më përpara. Besoj që shumë shpejt një CD e imja do të jetë në duart e fansave të mi”, tregon Genta për “InfoPress”, ndërsa flet për një angazhim të fuqishëm rreth të rejave që do pasojnë.

“Fuqishëm i jam rrekur angazhimit tim në muzikë ku përveç CD-së, jam duke përgatitur edhe dy klipe të reja. Realisht filmimet për rok baladën kanë mbaruar .Është një këngë shumë interesante dhe e mirë me tekst dashurie. Po ashtu po e përgatis edhe një këngë ritmike të cilës gjithashtu do t’i realizoj klipin. Për këtë verë, apo edhe para sezonit sigurisht që do të dalin dy klipet e mija”, ka thënë Genta. /Telegrafi/
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Genta e angazhuar rreth muzikës Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Genta e angazhuar rreth muzikës Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi