Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri

Shko poshtë

Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri Empty Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri

Mesazh nga Nora Thu Apr 14, 2011 7:34 am

Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri Adelina

Adelina Berisha nuk ka të ndalur me projektet e saj muzikore dhe viteve të fundit ajo po korr mjaft suksese, duke i sjellë publikut këngë dhe klipe atraktive.
Tani Adelina do të lansojë këngën me titull “On Air” në bashkëpunim me Dj Zap dhe Dj Chriss, të cilën e ka incizuar në studion e Enis Preshevës.
“Kënga është e stilit tim, është punuar mjaft në të, jemi munduar të sjellim diçka të mirë për adhuruesit e mi. Jam e kënaqur me Dj Zap dhe Dj Chriss të cilët më kanë përgatitur një këngë ashtu siç preferoj unë” ka thënë ajo për “Zërin”.
Kënga “On Air” ka edhe videoklipin, që pritet të shfaqet gjatë këtyre ditëve në televizionet tona. Edhe këtë klip sikur ato paraprake Adelina e ka përgatitur me produksionin “Max Produktion” nga Shqipëria.
“Është hera e tretë që po punoj videoklipe me këtë produksion, klipin e këngës “On Air” e kemi përgatitur brenda një jave, kemi bërë një punë të madhe që besoj se do t’ia vlejë”, pohon ajo.
Adelina nuk e mohon faktin se realizimi i një spoti kushton shumë, ndonëse pa sponsor thotë që vështirë se ia dal dhe ajo falënderon të gjithë sponsorët që e kanë ndihmuar në realizimin e projekteve të saj. Adelina sapo të lansojë këtë këngë, menjëherë do të nisë me përgatitjen e projekteve të reja muzikore.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi