Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina

Shko poshtë

“NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina Empty “NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina

Mesazh nga Nora Wed Apr 20, 2011 6:03 am

“NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina NRG-Band-300x183

Janë duke e shijuar maksimalisht pritjen e këngës më të re të tyre, me të cilën ia mësynë garës së festivalit “Top Fest 8”, e gjithashtu thonë se janë duke punuar maksimalisht rreth angazhimeve të reja muzikore.
E teksa përgatitjet e tyre rreth prezantimeve tjera në “Top Fest” vazhdojnë, djemtë e bendit “NRG Band” thonë se pritja e mirë e këngës “Rina Rina” nga ana e publikut i bën të ndihen shumë mirë.
“Jemi të kënaqur, sepse kemi punuar mjaft gjatë për këtë projekt dhe jemi shumë të kënaqur për pritjen e mirë, e cila i është bërë nga ana e publikut. Ka arritur të ketë një shikueshmëri shumë të madhe dhe klikimet në ‘YouTube’ për këtë këngë kanë arritur afër 200 mijë. Ka arritur të ketë shikueshmëri gati më të lartën nga të gjitha këngët konkurruese. Jemi të kënaqur”, ka theksuar Besnik Çaka për ‘InfoPress’.
“Nuk e di, sa i përket publikut ne deri më tash jemi fitues, por ajo nuk varet nga ne, sepse aty është pjesa e jurisë dhe vlerësimet tjera që do bëhen. Tashmë kemi filluar edhe me përgatitjet rreth klipit dhe besoj që pas festivalit, edhe klipi do të jetë i gatshëm. E kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të katërt të grupit “NRG Band”. Albumi është në përfundim e sipër dhe presim editimin e tij”, ka pohuar Çaka.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
“NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina Left_bar_bleue100 / 100100 / 100“NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi