Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar!

Shko poshtė

Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Empty Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar!

Mesazh nga Nora Sat Apr 23, 2011 4:25 pm

Vera e vitit 2011 pritet tė jetė e jashtėzakonshme, pasi nxehtėsia nė skenėn muzikore kosovare do tė jetė pėr infarkt. Kur flasim nė kėtė aspekt, menjėherė na vėrtitet nė mendje repi dhe influenca qė ka nė industrinė muzikore.
Sigurisht se vera pėrbėn moment shumė tė mirė pėr reperėt qė t’i lansojnė krijimet e tyre dhe secili me strategjinė e tij do tė tentojė qė ta rrėzojė rivalin nga ‘loja’. Telegrafi ju sjell gjithė atė qė mund tė prisni prej reperėve gjatė verės, duke iu thėnė – bėhuni gati pėr njė verė shumė, shumė tė nxehtė.

Tingulli 3nt -

Jo mė kot kėtė speciale e nisim me njė prej grupeve mė tė vjetra nė Kosovė. Pas lansimit tė albumit tė parė pas tri vitesh “Ma i Madhi N’Ven”, tani reperėt Big Xik dhe Ghetto Gold do tė kėrkojnė qė ta korrin grurin e mbjellur. Nuk mund tė pritet ndonjė projekt i jashtėzakonshėm i tyre, pasi sė fundmi u lansua albumi, por strategjia e reperėve tė “Baba Records” ėshtė qė me anė tė klipeve dhe bashkėpunimeve tė mbesin ‘on top’.

Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! 65889_10150143283714698_63165879697_8174142_7495686_n

Noizy – Reperi nga Shqipėria ėshtė heshur pas suksesit bombastik tė pėrjetuar nė vitin 2009, por ka paralajmėruar rikthim tė fuqishėm gjatė kėsaj vere. Nga reperi i ‘labelit’ OTR priten dy deri nė tri hite tė shoqėruara me klipe.

Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Noizy350

Unikkatil – I ashtuquajturi ‘Mbret’ i repit shqiptar nuk ka lansuar ndonjė projekt qė pas super albumit tė vitit 2007 “Kanuni i Katilit”. Spekulimet mbi lansimin e albumit tė ri tė tij nuk kanė tė ndalur, por sipas tė gjitha gjasave albumi i ri i njė prej
reperėve mė tė mėdhenj shqiptarė do tė vijė nė fund tė kėsaj vere, eventualisht nė fillim tė vitit tė ardhshėm.


Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Unikkatil350

Mc Kresha dhe Lyrical Son – “Pėr Inati T’njoni T’jetrit Recordz” do tė titullohet albumi i ri me 22 kėngė i reperėve Mc Kresha dhe Lyrical Son, tė cilėt e paralajmėruan lansimin nė mėnyrė tė veēantė – me anė tė njė video promovuese e cila nuk ishte parė ndonjėherė mė parė. Kėtu pritet tė pėrfshihen edhe disa bashkėpunime, ku janė tė pėrfshirė edhe reperė si Bim Bimma e shumė e shumė tė tjerė.

Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Mc-kresha350

Besniku a.k.a 2po2 – Sė fundmi edhe njė prej reperėve mė tė respektuar nė elitė, Besniku a.k.a 2po2 ka paralajmėruar lansimin e albumit tė ri nė qershor tė titulluar “Authentic”. Do tė ishte gabim nėse mendojmė se nuk mund tė presim ndonjė superhit nga daja i Capital T, pasi ky album u punua nė njė studio tė Francės dhe serioziteti nė realizimin e gjithė albumit bėn qė pritjet tė jenė tė mėdha.
Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! 2po2

Skillz – Edhe grupi Skillz me nė krye Ledri Vulėn nuk kanė lansuar qė njė kohė tė gjatė album. Pas suksesit me dy albumet paraprake, vet antarėt e grupit si Ledri ashtu dhe Visari kishin konfirmuar projekte tė reja gjatė verės. Ishte Ledri ai qė nė njė intervistė pėr Telegrafin pranoi se gjatė verės do tė lansohet albumi i ri, i cili do tė pėrmbajė shumė bashkėpunime, ndėr ta edhe njė super bashkėpunim me kolegėt e labelit, Tingulli 3nt.

Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Ledri(2)
Barooti – Reperi i ‘labelit’ TBA ka paralajmėruar sė fundmi me anė tė njė video traileri se do tė lansojė albumin e ri “RapFather”. Rikthimi i Barootit nė skenėn e repit kosovar duhet tė pėrcillet me mjaft vėmendje, marrė parasysh impaktin qė mund tė ketė tek adhuruesit.

Noga Beatbox – Tinejxheri nga Prishtina i cili pos adhuruesve tė shumtė, ka edhe njė grumbuj armiqsh, pas suksesit tė jashtėzakonshėm nė ‘beatbox’ ka paralajmėruar fillimin e karrieres si reper. Dhe…kėtė ai pritet ta bėjė me bashkėpunime, tė cilat pritet t’i realizojė me disa prej artistėve tė lartpėrmendur.

D.U.D.A – Pas rikthimit nė skenė me kėngėn “Rrugės Tem”, reperi i labelit Double G Army sigurisht se nuk do tė mbetet duarkryq pėr sezonin e nxehtė veror dhe nuk do tė ishte befasi nėse shohim ndonjė hit tė lansuar nga reperi gjilanas.

Tė tjerėt – Pos tė lartpėrmendurve, prapa nuk do tė mbesin as artistė tė tjerė. Bim Bimma ėshtė njė prej tyre – ish reperi i NR pas lansimit tė projekteve tė tij hite si “Raw” dhe “Zani i Skamjes” pritet qė tė jetė i pranishėm nė skenė me anė tė miqve tė tij Lyrical Son dhe Mc Kresha, ashtu si dhe me anė tė bashkėpunimeve tjera. Nuk pritet album, pasi ai sė fundmi e bėri kėtė. Capital T sipas tė gjitha gjasave po punon nė heshtje pėr albumin e tij tė ri tė konfirmuar kohė mė parė nė njė intervistė pėr Telegrafin. Vėmendje tė veēantė pėr ‘Capon’…i cili ka ditur tė prekė nė zemėr fansat e tij.


Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Capital2-350(1)(1)

Sigurisht, janė edhe shumė e shumė reperė tė tjerė tė cilėt pritet tė lansojnė projektet e tyre, por kjo ishte njė listė orientuese pėr fansat e Hip-Hopit edhe pse ndoshta e kemi lėnė dikė pa pėrmendur.

Ėshtė radha juaj tani vizitorė dhe fansa tė nderuar qė tė shpreheni nė hapėsirėn pėr komente mbi artistėt e lartpėrmendur dhe mbi ndonjė tė cilin nuk e kemi pėrfshirė nė listė. Kush sipas jush do tė jetė ‘mbreti’ i kėsaj vere nė skenėn e repit kosovar?
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Speciale: Verė e nxehtė pėr repin kosovar! Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi