Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis

Shko poshtë

Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis Empty Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis

Mesazh nga Nora Mon Apr 25, 2011 4:05 pm

Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis Ledina-celo-300x225

Ledina Çelo ka përjetuar pak ditë më parë një gëzim të pamasë, atë të kënaqësisë së sjelljes në jetë të një foshnje, të cilën e ka mbajtur në krahë më 17 prill.
Mësohet se bebi është një djalë i shëndetshëm, i cili është pagëzuar nga prindërit e tij me emrin Erlis. Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Këngëtarja 34-vjeçare, për të cilën ju kemi informuar më parë se priste një fëmijë, ka kryer lindjen në Gjermani, ku edhe jeton prej disa kohësh me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kik-boksit, Naim Kabashi. Çifti që është gëzuar me fëmijën e parë, ka marrë pa fund urime nga të afërm, miq e kolegë, shumë prej së cilëve, për shkak të largësisë, kanë preferuar t’i dërgojnë përshëndetjet e tyre përmes Facebook-ut.
Këngëtarja u ishte larguar prej disa kohësh angazhimeve muzikore, gjë që është e natyrshme në gjendjen e një femre shtatzënë, por është shprehur se do t’i rikthehet shumë shpejt muzikës dhe planeve që ka lënë përgjysmë për shkak të realizimit të saj si femër dhe nënë.
Familja që është plotësuar me ardhjen e vogëlushit Erlis, me siguri do të banojë në Gjermani, ku Naim Kabashi ka një kompani sigurimi, që angazhohet kryesisht sigurimin e yjeve botërore që performojnë nëpër diskotekat e mëdha gjermane dhe shqiptare që operojnë në territorin e Gjermanisë.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi