Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët e duan Eminemin

Shko poshtë

Shqiptarët e duan Eminemin Empty Shqiptarët e duan Eminemin

Mesazh nga Nora Sat May 07, 2011 9:13 am

Shqiptarët e duan Eminemin F.0506225042601_m

Shqiptarët dëshirojnë që sa më shpejtë të organizohet një mega koncert me reperin amerikan Eminem. Kështu thotë sondazhi i hapur një javë më parë nga Telegrafi në faqen e fansave në Facebook.
Në sondazhin e hapur në faqen e fansave të portalit Telegrafi në Facebook, 58 mijë fansa kanë pasur rastin që të përgjigjen mbi preferencat e tyre në pyetjen se pas koncertit të madh të Busta Rhymes, cilin artist të njohur do të dëshironin ta shihnin në Kosovë.

Rezultatet e sondazhit janë impresive, pasi atij i janë përgjigjur 31 mijë e 504 respondentë, prej të cilëve 26.6 % duan që të organizohet një koncert me protagonist reperin amerikan me famë botërore, Eminem.

Pas tij me 10 % në pozitën e dytë gjendet Beyonce, ndërsa pozitën e tretë në këtë sondazh e zë pop ylli tjetër amerikan Rihanna. Në mesin e më të votuarve kishte edhe artistë shqiptarë dhe nuk ishte askush tjetër pos reperit të ‘labelit’ “TBA”, Unikkatilit, një koncert i të cilit në Prishtinë mbetet ende ëndërr e shumë fansave.

Organizimi i koncerteve me artistë të njohur ndërkombëtarisht tashmë është bërë trend, me verën e nxehtë para nesh e cila pa dyshim se garanton befasira.

Ky sondazh nuk pasqyron në asnjë mënyrë opinionin e Telegrafit, por është reflektim i preferencave të fansave dhe vizitorëve tanë, të cilët ua kanë qartësuar edhe njëherë organizatorëve të ndryshëm se kë e dëshirojnë në Prishtinë dhe Tiranë

Top 10 e sondazhit:

1. Eminem – 8404 vota
2. Beyonce – 3167 vota
3. Rihanna – 2134 vota
4. Unikkatil – 1.514 vota
5. Shakira – 1406 vota
6. Bruno Mars – 1404 vota
7. Lil Wayne – 989 vota
8. Chris Brown – 804 vota
9. Enrique Iglesias – 782 vota
10. The Game – 663 vota

Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Shqiptarët e duan Eminemin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shqiptarët e duan Eminemin Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi